Pajisja me defekt, prej 2 javësh në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 nuk kryhet mamografia

Edhe pse jemi në muajin e ndërgjegjësimit për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të kancerit të gjirit, duket se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk është kujdesur që gratë të mund të përfitojnë nga ky shërbim në kohë dhe pa u adresuar nga një spital në tjetrin.

Fiks Fare trajtoi problematikën e moskryerjes së mamografisë në poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, në Tiranë. Thirrjes së ministres Ogerta Manastirliu më datë 1 tetor ku ftonte të gjitha gratë të kryenin mamografinë, iu përgjigjen dhjetëra, por që nuk mund ta bënin ekzaminimin për shkak se pajisja nuk punonte.

Bashkëpunëtorët e Fiksit verifikuan ankesat , duke shkuar në ambientet e poliklinikës për të bërë një mamografi. Mjeku i tha bashkëpunëtores së Fiksit se pajisja ka dhënë difekt, dhe se mund të shkonte në spitalin Onkologjik për ta bërë.

Edhe në informacionin e poliklinikës Fiksi mori të njëjtën përgjigje, se pajisja nuk punonte.

Bashkëpunëtorët u kthyen përsëri në poliklinikë, në datën 16 tetor , ku gra në radhë , pohuan se prej dy javësh mamografia nuk ka punuar, dhe se shpresonin të mbaronin punë, pasi prej ditësh vinin në poliklinikë.

Gazetarja e Fiksit iu drejtua drejtoreshës së poliklinikës për të marrë një përgjigje zyrtare nëse pajisja e mamografisë funksiononte dhe prej ta kohësh ky shërbim nuk ishte ofruar.

Fillimisht drejtoresha pohoi se vetëm 4 ditë, përfshirë edhe të dielën mamografia nuk punonte, por që ishte zgjidhur. Gazetarët i kërkojnë të shohin regjistrin e pacientëve që kanë bërë mamografi nga data 1 tetor deri sot. Në regjistër nuk figuron asnjë pacient i regjistruar deri në datën 13. Laboranti shpesh herë shmanget duke thënë se ekziston një tjetër regjistër, por që asnjë regjistër tjetër nuk tregojnë.

Duke qenë se drejtoresha këmbënguli se tek radiologu regjistri është më i saktë, gazetarët e shoqëruan edhe në dhomën e radiologut, por që edhe në këtë regjistër, u gjetën vetëm 1 pacient në datë 1; dhe 1 në datë 2 pastaj të tjerët nisnin nga data 14. Pra Fiksi vërtetoi ankesën e grave të cilat nuk kishin mundur që prej 2 javësh të merrnin shërbimin e mamografisë edhe pse personeli i kësaj klinike u mundua ta fsheh një gjë të tillë.

Mamografia është ekzaminimi i gjirit që bëjnë gratë , për të diagnostikuar në kohë rastet ku rezultojnë me kancer. Kontrolli mjekësor mundëson parandalim e kurim në kohë. Në muajin tetor, si muaji i luftës ndaj kancerit të gjirit , mesazhet sensibilizuese në media por edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë të shumta, për të rritur ndërgjegjësimin te gratë, për kontrolle të vazhdueshme.

Por pikërisht në këtë muaj sensibilizime mamografia e një prej klinikave më të mëdha në Tiranë nuk e ofronte këtë shërbim./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu