Apeli vendos: Të dëmshpërblehet pacienti dhe të kryhet implanti koklear!

Vendim pozitiv nga Gjykata Administrative e Apelit në favor të të miturit ndaj të cilit shteti nuk ofronte paketën shëndetësore të impiantit koklear
 
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të litigimit strategjik që synon të krijojë praktika pozitive të mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të shkeluara të qytetarëve në nevojë ka përfaqësuar me anë të avokatëve të Klinikës Ligjore rastin e të miturit me probleme dëgjimore, ndaj të cilit nuk zbatohej efektivisht paketa shëndetësore e impiantit koklear. Kjo çështje është mbështetur nga Civil Rights Defenders.
Organizata Together for Life ka identifikuar dhe ka referuar për trajtim të specializuar ligjor të miturin dhe babain e tij pranë Klinikës Ligjore të KShH-së.
 
Si është ndjekur ky rast gjyqësisht dhe cila ka qenë beteja ligjore e të miturit dhe familjarëve të tij për drejtësi?
KShH fillimisht asistoi të miturin dhe babain e tij për t’ju drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas përfaqësoi palën paditëse me shërbim avokator gjatë procesit gjyqësor. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, me vendimin nr. 1250, datë 10.04.2018 konstatoi diskriminimin e të miturit. dhe detyrimin e palëve të paditura Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për marrjen e masave për sigurimin dhe vendosjen e implantit koklear tek i mituri dhe kompensimin e dëmit në masën 6,838,590 lekë. Kundër këtij vendimi gjyqësor, Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në cilësinë e palës së paditur ushtroi të drejtën e ankimit, në Gjykatën e Apelit Administrativ. Avokatët e KShH-së paraqitën observacionet e tyre me shkrim ndaj ankimit të Fondit, para se çështja të shqyrtohej në dhomë Këshillimi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ.
Ditën e djeshme, më datë 19 Qershor 2019, Gjykata Administrative e Apelit (Tiranë) la në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, çka i hap rrugë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor shumë pozitiv në favor të një shtetasi të mitur të diskriminuar për shkaqe të lidhura me sëmundjen e tij.
Vendimi gjyqësor i formës së prerë përbën një precedent të rëndësishëm në praktikën gjyqësore të vendit tonë, për inicimin dhe shqyrtimin e çështjeve që i përkasin shtetasve që ndodhen në situatë të ngjashme të diskriminimit për shkak të sëmundjes dhe ndaj të cilëve nuk ofrohet një prej paketave shëndetësore të detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi.
Njoftimi  u përgatit nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu