ASHR nuk bën detyrën! Qytetarët konsumojnë nënprodukte me baktere e fekale

Siguria ushqimore ka qenë tema që emisioni “Stop” ka trajtuar në emisionin e ditës së martë, 23 tetor 2018. Një nga problematikat e ngritura në këtë emision, është edhe pasiviteti i institucionit të Autoritetit Rajonal Shëndetësor (ASHR).

“Autoriteti Rajonal Shëndetësor në Tiranë herë pas here duhet të bëjë analiza. Por atje janë disa partiakë, militantë që do ta shikoni dhe nga sjellja e tyre. Siguria ushqimore është një e drejtë e çdo indvidi. Dhe kjo arrihet kur ke akses në atë çka ha dhe siguri në atë çka konsumon”, janë shprehur drejtuesit e këtij emisioni.

Në shumë prej marketeve të kryeqytetit, gazetari bleu qumështin dhe nënpoduktet e tij, akulloren dhe bozën dhe vendosi t’u bëjë analizat. Fillimisht gazetari iu drejtua Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë. Pasi mori të gjitha mostrat gazetari i dërgoi tek Autoriteti Shëndetësor Tiranë, për të bërë analizat e këtyre produkteve përsa i përket koliformeve dhe ngarkesës bakteriale.

Bakteret janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë dhe kanë një gamë të gjerë formash. Ato mund të gjenden gjithkund në natyrë. Pasi hynë brenda organizmit të njeriut ato mbërrijnë në vendet e synuara, si mushkri dhe zorrë ku i bashkëngjiten qelizave tona dhe shumohen. Trupat tanë i garantojnë këtyre baktereve lëndë ushqyese, por në këmbim ato çlirojnë toksina të cilat mund të dëmtojnë indet tona.

 Gent Stroni, mjek infeksionist: Enerokoket ato të cilat japin problematikat më të shpeshta, flasim në aspektin bakterial ku midis tyre është esheriakoli, salmonela dhe shigela. Këto japin infeksione të ndryshme, por janë të ngjashme me njëra-tjetrën sepse janë të gjitha që prekin trupin e njeriut sepse prekin trupin e njeriut në zorrën e hollë dhe zorrën e trashë. Kur ky infeksion kthehet i gjeneralizuar sepse nuk është e thënë të mbetet vetëm në një pjesë të vetme të traktit tretës. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut situata bëhet shumë herë më e rriskuar për personin që e ka dhe mund të shkojë deri në vdekje.

 Mirëpo, pasi janë dërguar pranë këtij institucioni është refuzuar (në mënyrë aspak etike) kryerja e këtyre analizave.

Gazetari: A folëm për analiza bashkë, më the silli do t’i bëjmë?

Drejtori i ASHR Dritan Ulqinaku: Dakort thashë, nuk thashë silli, thashë merr informacion!

Gazetari: Po e mora, më thanë bëjmë…Na gënjyet, janë të gjitha të filmuara, ja ai inspektori ka qënë dhe vajza këtu. Sepse ai na gënjeu, plotësova formularin, mirë po i bëj këto analiza, pastaj na doli që nuk u bëkan.

Thjesht m’i bëj si privat o vëlla, bëji nxirri, mirë keq, m’i bëj.

Pse s’bëhen? Pse privati e bën dhe ju s’e bëni?

Shefi i higjienës ASHR: Nuk do hapet dera pa ardh policia, do mbash përgjegjësi nëse del, do mbash përgjegjësi, le të rrinë aty!

Roja ASHR: E kam mbyllur unë derën, e kam mbyll unë, nuk e hap më derën, po nuk e hap derën, o vëlla jo …

Mjek ASHR—Të nxjerr përjashta! Ty, o ty të nxjerr përjashta, as dua t’ia di, as pët ty, as për shefin tënd as për asnjë!

Duke qenë se Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë nuk i kryen këto analiza, gazetari i emisionit “Stop” u drejtua tek një laborator privat, duke e çuar deri në fund misionin e marrë.

Gazetari çoi mostrat e akullores dhe bozës në laboratori privat, SCA në Sauk, i akredituar nga DPA, për të tilla analiza dhe që drejtohet nga Sokol Abazi. Rezultati i analizave ishte i frikshëm, ngarkesa bakteriale të mëdha, madje edhe koliforme, ose fekale.

Sokol Abazi, administrator i laboratorit SCA: Sipas kërkesës tuaj ne i analizuam këto produkte për tre parametra, për  numrin total të baktereve për salmonelën dhe për koliformesh. Monstra e parë e akullores ka dalë më një ngarkesë të konsiderueshme të  koliformesh, mbi 1000 njësi për gram, gjithashtu dhe numri i baktereve është shumë i lartë. Edhe monsta numër dy  ka një problem me numrin total të baktereve është shumë e lartë. Kurse mostra tre ka edhe koliformet i ka përsëri mbi 3 mijë edhe numrin total të baktereve e ka mbi 800 mijë. Ndërsa përsa i përket bozës njëra prej tyre ka dalë e pastër, ka dalë një ngarkesë bakteriale që e ka vetë produkti. Mostra tjetër ka 730 koliforme dhe 12 milionë numri total i baktereve.

Në mostrat që u dërguan në laborator, përsa i përket parametrave gazetari i është referuar Italisë, që e ka nga 100 mijë deri në 500 mijë ngarkesën bakteriale. Ndërkohë që në Shqipëri ka produkte bakteriale me 26 milionë, apo 77 milionë ngarkesë bakteriale.

Pasi u morën rezultatet e analizave të akullores dhe bozës ku rezultoi se ngarkesa bakteriale ishin të frikshme, emisioni “Stop” iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë e cila nuk ka kthyer përgjigje, por në rrugë jo zyrtarë është thënë që nuk ka parametra. Ministria e Bujqësisë, nuk ka norma bakteriale të lejuara, tejkalimi i të cilave, do të quhej shkelje.

Për arsye të mos ndikimit në laboratorin privat gazetari kodifikoi të gjitha produktet e qumshit dhe nënproduktet e tij duke i hedhur produktet në vazo sterile duke i bashkangjitur një kod për ti identifikuar më pas me produktin që i përket.

Në 5 produkte kishte ngarkesë koliforme, ndërsa në 13 të tjera kishte ngarkesa bakteriale nga 1 milionë në 130 milionë.

Gent Stroni, mjek infeksionist : Këto produkte janë shumë të rrezikshme dhe shkaktojë infeksione të cilat quhen si toksiko-infeksion, të cilat kanë në vetvete dhe disa toksina që japin problematika në traktin tretës, ku shpesh herë populli thotë helmime ushqimore. Kur kjo kalon në qarkullimin e gjakut, situata bëhet me e riskuar për pacientin që e ka, sepse mund të shkojë deri në vdekje.

Emisioni “Stop” gjithashtu tha se për të gjitha produktet që ishin marrë për tu analizuar mund ti bëjnë sërish analizat dhe nëse del e kundërta do të thotë se produkti është i sigurt. Nëse fabrika përmirëson kushtet apo ka qenë vetëm për atë mostër niveli i lartë i baktereve është i gatshëm të thotë të kundërtën.

 

***

Autoritetit Shëndetësor Rajonal (ASHR) të Tiranës. ASHR-ja është një organ publik, me autonomi të kufizuar, për menaxhimin, dhënien dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor, parësor, si dhe për kryerjen e shërbimeve shëndetësore, të specializuara, të shërbimit parësor. ASHR-ja financohet nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

  1. Drejtoritë e ASHR-së dhe fushat kryesore që mbulojnë
  2. Drejtoria e Shëndetit Publik mbulon kryesisht këto fusha:
  3. a) Promovimin dhe edukimin shëndetësor;
  4. b) Imunizimi dhe Sëmundjet infektive;
  5. c) Ushqimi, uji, trajtimi i mbeturinave;
  6. d) Shëndeti dhe sigurimi në punë;
  7. e) Shërbimet laboratorike të shëndetit publik;
  8. f) Inspektimi fiarmaceutik;
  9. g) Inspektoriatin Sanitar Shtetëror;
  10. h) Inspektoriatin e luftës kundër sëmundjeve ngjitëse.
  11. Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor mbulon kryesisht këto fusha:
  12. a) Shërbimet klinike, si dhe poliklinikat dhe qendrat shëndetësore;
  13. b) Shërbimi stomatologjik;
  14. c) Drejtimi dhe manaxhimi mjekësor;
  15. d) Profesionet që lidhen me mjekësinë, si punonjësit e radiografisë, të laboratorëve etj.
  16. e) Kontrolli mjekësor;
  17. f) Shërbimet infermerike;
  18. g) Drejtimi dhe manaxhimi infermierik;
  19. h) Sigurimi i cilësisë së shërbimit infermierik;
  20. Drejtoria e Planifikimit të Shërbimeve mbulon kryesisht këto fusha:
  21. a) Planifikimin dhe zhvillimin e Shërbimeve Shëndetësore të Specializuara Spitalore ose Ambulatore;
  22. b) Informacioni dhe statistikat;
  23. c) Kontrollin financiar; shpenzimet dhe buxheti; shërbimet në lidhje me pagesat (funksionet e arkëtarit) dhe menaxhimi i parave.
  24. d) Burimet njerëzore;
  25. e) Menaxhimi i pronave dhe pasurive;
  26. f) Shërbimet juridike;
  27. g) Furnizimet;
  28. h) Administrata.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*