Profesionistët e shëndetësisë duhet të raportojnë efektet e padëshiruara të barnave

Agjencia Kombëtare e barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, bazuar në ligjin për Barnat dhe Shërbimin
Farmaceutik, Kreu XI, Neni 57, pika 4 dhe në urdhrin e Brendshëm Nr.Prot 4661 ju njofton për
miratimin e Formularit të ri të Raportimit të Efekteve të Padëshiruara, përshtatur sipas formatit Ndërkombëtar ICH (E2B), i cili ka hyrë në fuqi dhe është i detyruar të plotësohet nga të gjithë profesionistët e shëndetësisë dhe mbajtësit e autorizimit për tregtim, në rast të sinjalizimi të një efekti të padëshiruar apo çdo problemi lidhur me barin.

Ky formular nuk mund të plotësohet nga pacientët. Nëse një pacient konstaton se ka efekte të padëshiruara nga një bar, duhet të drejtohet pranë mjekut të familjes/specialist apo farmacistit për të shprehur shqetësimet e tij. Është mjeku/ farmacisti ai që plotëson formularin.

Çfarë duhet të raportojmë?
-Efektet e padëshiruara, që kanë të bëjnë me reagimet e padëshiruara ose të dëmshme të organizmit
gjatë administrimit të një bari në kushte normale përdorimi.

-Efektet e padëshiruara serioze, që lidhen me çdo efekt i padëshiruar që rezulton në vdekje, është
kërcënues për jetën, kërkon shtrim në spital të pacientit ose zgjatjen e periudhës së shtrimit në spital,
rezulton në paaftësi ose paaftësi të përhershme apo të rëndësishme, ose është një anomali e trashëguar
apo defekt në lindje, si dhe

-Efekt i padëshiruar i papritur, që është çdo efekt i padëshiruar, natyra, rëndësia ose rezultati i të cilit
nuk është në përputhje me përmbledhjen e karakteristikave të produktit.

KUSH MUND TË RAPORTOJË?
Mjekët, Farmacistët, Dentistët, Infermierët, Profesionistë të tjerë të shëndetësisë.

SI TË RAPORTOSH?

…  klikoni në webfaqen e AKBPM-së.

Ky material u mor nga faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të barnave dhe Pajisjeve Mjekësore/ D.C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu