Bota ka nevojë për 9 milionë infermierë dhe mami më shumë

Foto e marrë nga web*

Infermierët dhe mamitë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e një shërbimi shëndetësor cilësor. Këta janë njerëzit që ia kushtojnë jetën e tyre kujdesit ndaj nënave dhe fëmijëve, dhënies së imunizimit jetë – shpëtues dhe këshillave shëndetësore, kujdesit ndaj të moshuarve dhe plotësimit në përgjithësi të nevojave  të përditshme bazike shëndetësore.

Ata janë shpesh pika e parë dhe e vetme e kujdesit shëndetësor në komunitetet e tyre. Në shumë vende infermierët dhe mamitë përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore. Bota ka nevojë për 9 milionë infermierë dhe mami më shumë, nëse duam të arrijmë mbulim universal shëndetësor brenda vitit 2030.

Kjo është arsyeja se pse Asambleja Botërore e Shëndetit ka vendosur që viti 2020 të jetë Viti Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Mamive.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe partnerët e saj, ku përfshihen Konfederata Ndërkombëtare e Mamive, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), u bën thirrje të gjithëve që t’u bashkohen në një përpjekje një vjeçare për të vlerësuar punën e infermierëve dhe mamive, për të vënë në pah kushtet sfiduese me të cilat ata përballen shpesh dhe për të advokuar për rritje të investimeve në fuqinë punëtore të infermierëve dhe mamive.

Fuqizimi i infermierëve dhe mamive do të ketë përfitimet shtesë të promovimit të barazisë gjinore, kontributit në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjes së Qëllimeve të Zhvillimit të Vazhdueshëm.

Sipas Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë në Shqipëri janë të regjistruar rreth 21000 infermier, 1500 mami dhe 1300 infermier mami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu