“Burgu” më i madh për mjekun është ndergjegjja e tij

Nga Zef Preçi

Po ndjek me kersheri debatin politik dhe publik mbi disa amendime te pritshme ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. Nder te tjera, publikisht qeveria ka ofruar “me bujari” edhe ndeshkimin me burg te mjekeve, madje jane bere publike edhe disa formulime juridike qe thuhet se do te votohen s’afermi ne Kuvendin gjysmak te Shqiperise. Une nuk do te debatoj ne aspektin juridik te problemit, edhe pse kam bindjen se edhe ne kete fushe, permes ketyre amendimeve, po ndodh “sovjetizimi” i Kodit Penal ne vend qe te ndodhe e kunderta (sic ka keshilluar me te drejte me shume se njehere dhe publikisht ish ministri i drejtesise Ylli Manjani). Shihet qsrtesisht se shqetesimi i dites per qeverine eshte pamundesia e perballjes se policise me protestuesit e opozites dhe po kerkohen rruge ligjore per amortizimin e pakenaqesise publike qe derdhet ne sheshe sa here qe opozita ben thirrje per protesta… Natyrisht per cdo mendje gjakftohte dhe politikan te pergjegjshem te vendit forcimi i natyres policeske te shtetit dhe fuqizimi i aparatit represiv te qeverise eshte gjeja e fundit qe shkon ne mendje dhe aq me pak ne kushtet kur situata sociale eshte e ndezur dhe levizje te tilla ngjajne si provokim i qellimshem. Por nuk ishte ky qellimi i ketij konenti.
Per te gjithe mehmuret me dhe pa shkolle te Kuvendit dhe te qeverise po ju sjell bashkengjitur nje dokument (monografi) te Organizates Boterore te Shendetesise te viteve te fundit mbi mjekimin e gabuar dhe disa rekomandime se si duhet shmangur… Kurrsesi nuk behet fjale per burg dhe ndeshkime alla-Ulsi si te Tiranes zyrtare, por per inplikimet e institucioneve shendetsore, kompanive te sigurimeve, etj. Aq me teper qe ne kushtet e vendit tone, me politikat e coroditura qeveritare pro koncesioneve dhe emerimet e politizuara ne qeverisjen dhe administrin e ketij sektori jetik per qutetaret shqiptare figura e profesionistit te mjekesise ka marre goditje serioze dhe eshte cenuar jo pak gjate dekades se fundit. Mjeket kane nevoje per solidaritetin human te shoqerise dhe mbeshtetjen institucionale te qeverise dhe do te ishte fatkeqesi per vendin nese do te viheshin ne te njejten pozite poshteruese si bie fjala administrata e ALUIZNI-it apo ZRPP-ve, dmth si administrate tepsie qe vishet dhe cvishet sipas humorit te te parit te qeverise duke i permende burgun ore e cast…Per gabimet ne mjekim, qofte edhe me pasoje rrezikimin e shendetit deri edhe te jetes se pacientit, “burgu” me i madh per mjekun eshte vuajtja ne ndergjegjen e tij/saj, problemet e tjera jane probleme etike, probleme te protokolleve mjekesore, probleme administrative te menaxhimit spitalor dhe te kompanive te sigurimeve, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu