Buxheti i shëndetësisë për vitin 2019

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, më 07.11.2018, për shqyrtimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një prezantim të parë të buxhetit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Në shifrat e prezantuara nga Ministrja, rezulton se:

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2019 është parashikuar të jetë 75 miliardë e 594 milionë e 377 mijë lekë ose 4,31% i PBB-së ose 14.55% përkundrejt buxhetit të shtetit.

I ndarë në dy fushat e zbatimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ky buxhet për shëndetësinë do të financojë 51 miliardë e 60 milionë lekë për vitin 2019 ose 2,91% i PBB-së ose 9,83% përkundrejt buxhetit të shtetit, për mbrojtjen sociale do të financohen 24 miliardë 534 milionë e 414 mijë lekë ose 1,4% kundrejt PBB-së.

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2019 ka pësuar një rritje në masën 6% ose në vlerë absolute një rritje prej 4,6 miliardë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu