Denoncimi: Ja pse Qendrat Shëndetësore për pushuesit nuk po funksionojnë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave turistike.
Këto Qendra duhet të garantojnë shërbim shëndetësor 24 orë, për një sezon turistik të sigurtë për të gjithë pushuesit. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore.

Megjithatë, siç ndodh shpesh, realiteti në terren është krejt tjetër. Nje denoncim i gazetares Eglantina Bardhi, tregon se këto Qendra jo vetëm që nuk garantojnë shërbim 24 orë, por edhe në pikun e ditës, janë mbyllur.

Statusi i plotë i Bardhit:

“Nëse ju zë barku në Qeparo, a ju pickon ndonjë insekt Doktor Kurti ju ka lënë numrin e celularit, sepse nuk është për momentin në Qendrën Shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë përbetohet ndërkohë se shërbimi shëndetësor është 24 orë në shërbim të pushuesve. Gëzuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu