Europa Donna Albania

Trajtimi i rregullt i të sëmurëve, problemi kryesor

Donjeta Zeqa, drejtoreshë e Europa Donna Albania

Organizata “Europa Donna Albania” është krijuar në vitin 2009. Ajo përfaqëson interesat e grave shqiptare lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen nga kanceri i gjirit përballë institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve publike të cilat e kanë për detyrë ta realizojnë këtë.
Europa Donna Albania është një organizatë pacientësh prandaj ka si qëllim që të ketë sa më shumë anëtarë në mënyrë që përfaqësimi të jetë sa më i gjerë dhe zëri i tyre të dëgjohet.

Sa aktivë janë anëtarët dhe pacientët?
Janë shumë aktivë. Në çdo aktivitet dhe veprimtari që realizon organizata përpiqen të japin kontributin e tyre. Gjithashtu edhe duke drejtuar pacientë të tjerë drejt organizatës.

Cilat janë problemet më të shpeshta që hasni ju në raport me pacientët?
Kategoria që Europa Donna Albania përfaqëson, janë personat me kancer gjiri. Këta pacientë kanë disa problematika, por kryesisht lidhet me medikamentet, që shpeshherë ndërpriten për shkak të mungesave në spital. Për këta pacientë është shumë e rëndësishme që mjekimi të bëhet në mënyrë të rregullt dhe rigoroze.

Problemet në raport me institucionet?
Siç e thashë, mungesa e medikamenteve është problemi që vazhdon të jetë aktual në ambientet e Onkologjikut.

Cila është marrëdhënia juaj me mjekët?

Është një marrëdhënie që duhet të vlejë në të mirën e pacientëve.

Cila është marrëdhënia me shoqatat e tjera? Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi me shoqatat e tjera?

Me shoqatat e tjera kemi një marrëdhënie bashkëpunimi e cila ka në fokus përfaqësimin e pacientëve gjerësisht.  Bashkëpunimi me ta është shumë i rëndësishëm, sepse kur jemi bashkë, jemi më të fortë dhe zëri ynë dëgjohet edhe më shumë.

A keni bërë aktivitete? Ku janë të përqendruara ato?

Po, kemi bërë disa aktivitete, të cilat kanë marrë dhe një vëmendje të gjerë. Sigurisht që të gjitha aktivitetet që realizon Europa Donna Albania, kanë në qendër pacientin.

Cilat janë problemet më emergjente të pacientëve që ju përfaqësoni?
Mungesa e medikamenteve dhe planifikimi i vizitave. Pacientët me kancer gjiri kanë një trajtim të gjatë dhe duhet që të marrin mjekimet sipas datave të caktuara dhe nuk mund të presin kur vijnë ilaçet. Dua të theksoj që jo gjithmonë mungojnë ilaçet, por është shumë e rëndësishme që trajtimi të bëhet i plotë dhe në kohë. Gjithashtu, të shumta kanë qenë ankesat nga ana e pacientëve për planifikimin e vizitave, një rregull që bie ndesh me kushtet në të cilat ndodhen pacientët. Një person nga rrethet nuk mund të endet për muaj të tërë për të kryer vizitat.

Çfarë lehtësirash publike u sigurohet pacientëve?
Po punojmë që kartat të bëhen funksionale, por kjo gjë kërkon punë, përpjekje dhe shumë sakrificë.

Cilat janë përfitimet e të qenit pjesë e shoqatës?
Nuk e di nëse fjala “përfitim” është termi që duhet përdorur në këtë rast. Pacientët që janë anëtarë në këtë shoqatë kanë mundësinë të prezantohen  nëpërmjet një organizatë që lufton shumë për të drejtat e pacientëve dhe do të vazhdoje ta bëjë.

A janë të pajisur me kartën e shoqatës pacientët?
Karta e shoqatës për pacientët është hapi i radhës, por jemi duke biseduar për të arritur disa marrëveshje ku nëpërmjet kësaj karte anëtarët të kenë dhe disa lehtësira.

A jeni pjesë e rrjeteve europiane?
“Europa Donna Albania” është bijë e organizatës ombrellë “Europa Donna”, e cila është një organizatë jofitimprurëse, e përbërë nga organizata anëtare në të gjithë Europën. Ky koalicion organizatash punon për të rritur ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit dhe për të mobilizuar mbështetjen e grave europiane për të ushtruar më shumë presion për përmirësimin e edukimit lidhur me kancerin e gjirit, diagnostikimin dhe trajtimin e përshtatshëm dhe gjenerimin e fondeve për kërkime shkencore.

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu