Gara për shef shërbimi, shkeljet pikë për pikë dhe rastet në gjykatë

Denisa Canameti

Gara për shef shërbimi në QSUT po shoqërohet me shumë konflikte (pa thonjza). Kriteret e vendosura dhe të bëra publike për të gjithë kandidatët u kontestuan që në fillim të procesit. Fillimisht ishte pretendimi se kriteri për kohëzgjatjen e punës si pedagog është përjashtues veçanërisht për shërbimet e vogla, ku shumë kandidatë do të konkuronin me vetveten.

Kujtojmë se, kriteri numër 10 përcaktonte se pedagogët me kohë të pjesshme kanë të drejtë të kandidojnë VETËM NËSE asnjë nga pjesëtarët e stafit mjekësor nuk plotëson kushtin e parë, pra pedagog me kohë të plotë jo më pak se 5 (pesë) vjet) . E thënë ndryshe, nëse në një shërbim nuk ka asnjë pedagog tjetër që punon me kohë të plotë në Fakultet, vetëm atëhere pedagogët që punojnë me kohë të pjesshme mund të kandidojnë.

Pretendimet e mjekëve që përjashtoheshin vetëm nga ky kriter ishte se pavarësisht kësaj u është kërkuar që të fusin dosjet për konkurim, edhe pse ishte e sigurt që rezultati për ta do të rezultonte negativ.

“Sipas kësaj skeme, në shërbimet e vogla, nuk do të ketë konkurs (më saktë, do të ketë konkurs fiktiv) pasi këta mjekë do të konkurojnë me vetveten” u shpreh një nga mjekët .

Dhe në fakt çdo parashikim rezultoi i saktë, sepse në ditën e konkurimit është marrë vendim që pedagogët e jashtëm të skualifikohen automatikisht, kjo në kundërshtim me VKM-n. Pedagogët e jashtëm, pretendojnë se nuk u është dhënë asnjë sqarim për këtë vendim.

Na përjashtuan automatikisht dhe lanë në krye të shërbimeve, shefat e mëparshëm. Është një situatë që na ka indinjuar sepse nuk na dhanë asnjë shpjegim. Çështja është ne gjykatë tani”.

Por, çfarë përcaktojnë kriteret e tjera?

Pika 4 thotë: Diplomë e specialitetit të shërbimit.

Pika 7, thotë se : “Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse”.

Pretendimet këtu janë se ka mjekë në konkurim për specialitete të caktuara, që kanë marrë diplomë specialiteti jashtë vendit por nuk e kanë njehsuar atë (pra në kundërshtim me pikën 4 dhe 7). Ky pretendim ka shkuar deri në Gjykatën Administrative.

Me 19 dhjetor 2018 është mbajtur një seancë gjyqësore, ku një nga mjekët pretendentë për shef shërbimi në QSUT, ka kërkuar vlerësim të drejtë të procesit pasi sipas tij kandidati në konkurim nuk e ka një diplomë specialiteti të njehsuar, çka e nxjerr atë automatikisht nga gara.

Si Persona të Tretë në këtë process u thirrën dhe u paraqitën në seancë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Universiteti i Tiranës, si dy struktura që kanë përgjegjësi të përbashkëta në këtë proces konkurimi.

Aktualisht, Komisioni i Posaçëm i konkurimit ka bërë vlerësimin e plotësimit të kushteve nga aplikantët. Kërkuesi … është rënditur i dyti në listën e aplikantëve dhe pretendon se aplikanti i rënditur i pari nuk plotëson një nga kushtet kryesore të ligjit për këtë funksion që është specializimi në Degën Përkatëse. Pritet që propozimi i këtij Komisioni të miratohet nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’i hapur rrugë emërimit të fituesit në funksionin e mësipërm.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve pretenduan, se në zbatim të neneve 28-29, të Ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosamrrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, kërkuesit nuk i ka ardhur asnjë dëm i rëndë, i pakthyeshëm dhe i atëçastshëm.

Nga ana e saj, Gjykata rrëzoi kërkesën për marrjen e masës së sigurimit me arsyetimin që në këtë fazë të procesit nuk u provua plotësimi i kushteve ligjore që kërkesit t’i jetë shkaktuar një dëm i rëndë, i pakthyeshëm dhe i atëçastshëm. Kundër këtij vendimi, kërkuesi mund të paraqesë ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Tjetër!? Pika 14.

“Projekti 4-vjecar për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit. Projekti, duhet të paraqesë të dhëna dhe produkte konkrete të matshme të cilat do të shërbejnë më pas si bazë për vlerësimin e punës së drejtuesit të ardhshëm të shërbimit që i ka paraqitur ato”

Një nga pretendimet e tjera që ngrihet është se në konkurim, ka mjekë që për një vit dalin në pension, ndërkohë që sipas kësaj pike projekti që duhet prezantuar është 4 vjeçar.

Mjekë në prag pensioni rezultojnë gjithashtu në listën fituese!

Konflikti i interesit

Tjetër çështje e ngritur është edhe konflikti i interesit. Pretendohet se janë shpallur fitues emra që janë në funksione publike, të cilat kërkojnë angazhim full-time, duke u skualifikuar nga gara emra potencial.

Kjo veç çdo përkufizimi tjetër ligjor mund të konsiderohet edhe egoizëm professional apo tendencë për monopolizim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu