Ish-deputeti i PS degradon sistemin shëndetësor

Të shkosh në një ditë normale në urgjencën qëndrore të QSUT-së, mund të ndodhë që nuk gjen asnjë shtrat të lirë. Situata e rëndë, krijuar nga mbingarkesa që prej vitesh punon me mbi kapacitet fakt që pohohet edhe nga ish shefi i këtij shërbimi doktor Ylli Ziçishti.

I ftuar në studion e ‘BalkanWeb’ përballë gazetarit Erjon Skëndaj kirurgu i mirënjohur pohon se mbingarkesa është bërë shkak që të vdesin pacientë në urgjencat spitalore të Tiranës duke iu referuar edhe rastit të gruas shtatzënë që vdiq rreth 3 vite më pare, e cila sipas tij i kishte shanset të shpëtonte.

 Zicishti thotë se i gjithë faji rëndon mbi sistemin shëndetsor dhe mënyrën e funksionimit të spitaleve rajonale që sipas tij në shkelje flagrante i referojnë rastet në Tiranë të pa shoqëruar nga mjeku.

Por handikapi qëndron tek fakti që shumë spitale drejtohen nga jo mjekë. Gjithashtu doktor Zicisht thotë se si patronazhimi dhe dërgimi i mjekëve të sapodiplomuar në rrethe nuk do ta ndalë apo pakësoje fluksin në QSUT. Burimi: Balkan WEB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu