KE: Shqipëria, pa plan kombëtar për zbatimin e rregullave ndërkombëtare të shëndetit

Në dt. 29.05.2019, Komisioni Europian publikoi Raportin për v. 2019 si dhe rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përvec arritjeve në disa fusha, në vlerësimin tonë, ky rekomandim, si një shenjë e qartë e perspektivës europiane të Shqipërisë, kërkon edhe adresimin e problematikave në fushën e shëndetësisë nga institucionet e kujdesit shëndetësor.

Përsa i takon shëndetit publik, Shqipëria duhet të:

· Shtojë përpjekjet për të forcuar qeverisjen e spitaleve publike dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor
· Të sigurojë financimet dhe personelin e duhur të ndahen për zbatimin e plotë të strategjisë së shëndetësisë në nivel qendror dhe lokal
· Të harmonizojë me acquis të BE-së legjislacionin kombëtar mbi të Drejtat e Pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar
· Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit janë autoritetet përgjegjëse për e-shëndetësinë
· Të zbatojë legjislacionin dytësor për trajtimin e kërcënimeve serioze për shëndetin ndërkufitar, duke përfshirë sëmundjet ngjitëse
· Asnjë plan kombëtar për zbatimin e rregullave ndërkombëtare të shëndetit nuk është miratuar. Shqipëria ende nuk ka një plan veprimi kundër rezistencës antimikrobiale
· Për gjakun, indet, qelizat dhe organet, legjislacioni përkatës ende nuk është në përputhje të plotë me acquis për sigurinë e gjakut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu