KLSH raport për urgjencat mjekësore: Mungojnë pajisjet bazë

Në Shqipëri autoambulancat janë jashtë çdo standardi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në raste urgjence. Kontrolli i lartë i shtetit gjatë një auditimi ka zbuluar se në automjetet që përdoren si autoambulanca nga urgjenca mjekësore u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve.

Por pavarësisht detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore KLSH thotë se ende vërehen problematika të përsëritura në shërbimin e urgjencës të cilat evidentojnë qartësisht një mungesë lidershipi, koordinimi, bashkëpunimi dhe transparencë midis institucioneve shtetërore.

Duke listuar disa nga problematikat e evidentuara KLSH thekson në raport se pacientët vazhdojnë të raportojnë se shërbimi që u ofrohet nuk është në kohën e duhur dhe me cilësinë e kërkuar kjo edhe për disa arsye:

1-Ende numri i autoambulancave është i pamjaftueshëm.

2-Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin.

3-Infrastruktura rrugore përbën një problem thelbësor në ofrimin e këtij shërbimi.

4-Personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm.

Edhe sistemi i referencës konstatohet të ketë problematika, pasi numri i thirrje për qendrën Kombëtare të Urgjencës mjekësore krahasuar me atë të QSUT është rreth 3 herë më i vogël.

(BalkanWeb)

One comment

  1. Natyrisht! Gjithashtu, sepse drejtori i QKUM nuk është i shqetësuar për ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët shqiptarë, por vjedh për veten e vet më shumë para për shkak se ai nuk ka më pagë që vjen nga Italia dhe prandaj duhet të mbledhë të ardhurat e tij duke organizuar kontratave të rreme. Dhe është gjithashtu i shqetësuar dhe kujdeset me manipulimin e riccatares dhe abuzimit ndaj punonjësve të tyre … Dhe për të angazhuar sa më shumë gra të jetë e mundur … Fakti është se qkum punon nipërit e saj dhe dashnorët e tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu