Kusuret e kandidimit përballë shefave të përjetshëm

 

Doktor Florian Toti, ushtron profesionin e tij si mjek endokrinolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas një eksperience shumë të gjatë në këtë shërbim si dhe pas një plotësimi profesional brenda dhe jashtë vendit, prof. Toti ka paraqitur dosjen në konkursin e zhvilluar për shef shërbimi. Në garën e zhvilluar, nuk pati një emër të ri, por si në disa pavione të tjera të QSUT, u rikonfirmuan të njëjtët emra. Për këtë situatë, u hapën disa procese gjyqësore, që nuk e ndryshuan situatën. Megjithatë “lufta” brenda duket se vazhdon.

Doktor Florian Toti ka bërë një reagim në rrjete sociale, lidhur me disa situata me të cilat po përballet, e që sipas tij vijnë për shkak të guximit për të kandiduar përballë shefave të përjetshëm, siç i quan ai.

Reagimi i plotë i Doktorit:
Pas një periudhe gati dy vjeçare dje u riktheva në roje. Nuk e di për spitalet e tjera, por për Semundjet e Brendshme jam i sigurt që jam i vetmi me titull Profesor që mund të krenohem se jam në listën e rojës bashkë me specializantët e viteve të dyta e të para.

Do të thoni që është për të mirën e një shërbimi më cilësor ndaj të sëmurëve….. nuk jam kundra, POR po të ishte kështu duhej të më shtoheshin edhe ditët e konsultave në ambulator, të më njihej receta me rimbursim si kolegëve të tjerë por JO….. këto përkundrazi më janë pakësuar se për të më hequr nuk kanë guxuar, të paktën tani për tani….ndaj më duket më shumë një inat personal se guxova të kandidoj përballë këtyre shefave të përjetshëm por që mua të paktën që jua kam parë gjithë dokumentacionin as nuk mund te ma mbushin mendjen as të më përkulin me presione të tilla.

Të tjerët ndoshta mund t’i trembin por mua jo!

Kur lexoj pastaj dhe statuset e kolegëve më të vjetër e me të rinj për ZHGENJIMIN TOTAL mbi gjendjen e mjekut edhe unë pavarësisht së gëzoj titullin Profesor e jam President i një shoqate europiane, pjesë e EASD, me të drejtë më lind dilema: a duhet vërtet të vazhdoj të përplasem me paaftësinë e kthyer në sistem këtu në Shqipëri, apo mos duhet ta mendoj seriozisht largimin për në një vend ku nuk hyn në punë tarafi, miku, apo lidhja politike, POR VLERËSOHESH SIPAS AFTËSIVE. E siç do të thonin shumë kolege edhe PAGUHESH SIPAS AFTËSISË..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu