Lëvizje të reja në shëndetësi

 

Në janar të 2019-s Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur fituesit e konkursit për pozicionin e Drejtorit në të katër Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Rajonet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

Kujtojmë se për Rajonin e Tiranës fitues në konkursin për postin e drejtorit është shpallur Rudina Degjoni me 73 pikë!

Mësohet se Rudina Degjoni, pas 5 muajsh, është larguar nga Operatori për të marrë pozicionin e Drejtorit të Fondit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor. Para Degjonit, vetëm disa muaj në krye të Fondit qëndroi Adela Xhemali.

Ndërkohë në krye të Operatorit për Rajonin e Tiranës ka ardhur Manjola Kristo.

Në ndryshim nga historiku drejtues i institucionit të Fondit, ku emrat drejtues nuk ishin të panjohur, si dhe janë larguar me skandale të mëdhaja, Degjoni vjen nga një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare.

Levizje ka patur edhe në ASHR (Autoritetin Shëndetësor Rajonal), ku ish- drejtuesi i saj Dritan Ulçinaku, është kthyer sërish në Ishp, në pozicionin e shefit të sektorit./ Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu