Manastirliu sms mjekëve: Kurajo!

 

Krahas pjesëmarrjes në protestë si shenjë mbështetje Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu iu ka shpërndarë ditën e djeshme një mesazh mjekëve në what’s up, ku shprehet se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas ndaj masave të marra .

Në sms-n e siguruar nga “Pro Pacientit” , Manastirliu u jep kurajo mjekëve që të vazhdojnë punën pasi dhuna si reagim ndaj ligjit e rregullit s’ka shans ti frikësojë/ D.C.

Mesazhi i plotë!

Përshëndetje,

Respekt për të gjithë ju në radhë të parë! Kur vizitova në spitalin e Traumës, dr. Zefin, dermatologun e dhunuar në Lezhë, më tha se i kishte kërkuar pacientit rekomandimin. Domethënë zbatimin e sistemit të referimit, sipas ligjit. Dr. Virna, specializantja në urgjencën kirurgjikale, vetëm sa e kishte orientuar pacientin drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Domethënë krejt sipas logjikës. Ndërsa Dr. Genti në spitalin infektiv, po u jepte shërbim pacientëve në urgjencë, teksa një qytetar që kërkonte patjetër aplikimin e vaksinës anti-grip e goditi! Siç e dini, atë vaksinë mund dhe duhet ta bënte fare mire në një qendër shëndetësore pranë banesës. Që të tre ranë viktima të një dhune të verbër, pa asnjë shkak, sado minimal.

Të tre mjekëve u jemi pranë dhe do t’u jemi pranë deri kur keqbërësit të marrin ndëshkimin e merituar. Protesta juaj është edhe imja dhe puna juaj ka të gjithë respektin dhe mbështetjen time. Asnjë heshtje kundër dhunës.

Asnjë hap mbrapa në zbatimin e ligjit dhe rregullave të vendosura për një sistem shërbimi shumë më të mirë e më të sigurtë për të gjithë. Dhuna si reagim ndaj ligjit e rregullit s’ka shans të na frikësojë. Përkundrazi!

Kurajo dhe një përqafim të gjithëve!

Ogerta Manastirliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu