Ministria urdhër të çuditshëm për operacionet: Bëjini me planifikim

Shëndetësia falas” është togfjalëshi që kryeministri Edi Rama përmend kudo. Por siç duket dardha e ka bishtin pas. Por një urdhër i ri të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale detyron drejtoritë e spitaleve që ndërhyrjet kirurgjikale t’i planifikojnë bazuar në kontratën e lidhur me koncesionarin që furnizon sallat me materialet sterile. Pra e thënë troç, kirurgët duhet të tregohen të kursyer me operacionet që kryejnë, kanë apo jo nevojë pacientët.

Në spitalin e Durrësit për shembull në një muaj duhet të kryhen 155 ndërhyrje kirurgjikale, 65 prej tyre te planifkuara, por nëse numri i operacioneve urgjente rezulton më shumë se 90 shefi i shërbimit duhet t’i shtyjë ndërhyrjen pacientit që e ka planifikuar. Të paktën kështu thuhet në shkresën që drejtoria i ka dërguar shefit të shërbimit të kirurgjisë në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë spitali i Fierit nuk duhet të tejkalojë buxhetin prej 46 mijë lekë në vit për shërbimin e sterilizimit. Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i kërkon spitalit rajonal të ruajë limitet buxhetore dhe të planifikojë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale në përputhje me kontratën e lidhur me koncesionarin.

Ministria e Shëndetësisë në dhjetor të vitit 2015 i dha me koncension “Sani Service” sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Kontrata u firmos për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu