Ministrja Manastirliu zgjedh mjeken e muajit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në Facebook ku ka përzgjedhur mjeken e muajit. Dr. Irma Gishti, drejtoreshë në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është përzgjedhur si mjekja e muajit.

 

Dr. Irma Gishti pret çdo ditë pacientët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor me të njëjtin përkushtim si ditën e parë kur nisi punë në qendrën shëndetësore të Roskovecit.
E marrin shërbimin në këtë qendër 24 orëshe 37 mijë banorë, jo vetëm të Roskovecit po edhe të fshatrave përreth që i përkasin Beratit.
Për dr. Irmën, e cila drejton qendrën shëndetësore, ka rëndësi vetëm një tregues: Kënaqësia e pacientëve nga shërbimi që marrin. E ka matur me pyetësorë dhe thotë se do ta ripërsërisë, menjëherë pas rehabilitimit të qendrës, e cila shumë shpejt do të jetë qendër model e shërbimit parësor 24/7”,
 shkruan ministrja në faqen e saj zyrtare në Facebook.

A do të kemi mjekë të tjerë të muajit?! Mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu