Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë

 

Besart Nezaj është 23 vjeç. Besarti ka lindur me formë të rënde hemofilie. Kohët e fundit është diagnostikuar dhe me Inhibitor. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit, Nezaj është paraqitur pranë urgjencës së Hematologjisë në QSUT.

“Isha në spital në 3 të mëngjesit, por ika se nuk ka novoseven te urgjenca e pavionit të hematologjisë. Veç sa bëra morfinë, dhe tramadol. Më mbytën në Morfinë,”ka shkruar Nezaj për Pro Pacientin

Së fundmi, ai i është drejtuar me një status drejtpërdrejt Ministres së Shëndetësisë:

“Së pari Qendra e Hemofilisë e vetmja fatkeqësisht nuk mbulon 100% e shërbimeve që duan pacientët me Hemofili, pra duhen të paktën dhe 2 të tjera.

Për zgjerimin e faktorëve nga 2 në 4 për 100 pacient në një vit,duhen 28 milion unite Faktor 8, ti ke vetëm 3 mildhe i ke Donacion. Ndërkohe që në kaskadën e gjakut janë në total 13 lloj faktorësh (proteinash) dhe ti nuk i mbulon dot dhe për këtë je e vetëdijshme.

Protokolle bashkëkohore,e kupton termin “bashkëkohor”? Jo,sepse ti nuk ofron Profilaksinë, por protokollet bashkëkohore nuk janë me tek Profilaksia,pasi ata ecin me kohen,janë te Gjene therapy, Hemlibra,etj. Profilaksia ka dekada në bote, por ti akoma nuk ke miratuar Protokoll dhe as nuk i zbaton Protokollet bashkëkohore!
Pra, ke dështuar dhe kur shoh këtë status, serish gënjen !

Nuk është e re që ti gënjen, por Alarmante është fakti kur Shteti thotë : “Së Shpejti” ka 28 vjet sëmundja pa Protokoll dhe serish thuhet së shpejti. Ti,apo kushdo që te vij e kanë lënë hemofilinë të braktisur dhe pa trajtim. Sot në 2019 jemi drejtuar nga qielli dhe po presim atë ” Coming Soon ” të Ministres.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu