Një sugjerim dhe kërkesë miqësore për Ministren e Shëndetësisë!

Komentet e qytetarëve në facebook apo rrjete të tjera sociale duket se nuk kalojnë pa u lexuar as nga Ministrat, pavarësisht angazhimeve të mëdhaja që kanë. Përkundrazi, shpesh herë janë rrjetet sociale ato që vlerësohen si “matësit” e punës dhe performancës së tyre.

Përveç komenteve që filtrohen një nga një, sa nga stafi përgjegjës sa nga vetë Ministrat, nuk mungojnë as “kthim përgjigjet”. Shëndetësia patjetër që është një nga sektorët më të komentuar, edhe për shkak se është një nga sektorët më të prekshëm.

Këtë herë, një koment relativisht i gjatë ka ardhur nga një qytetar për shërbimin e onkologjisë, ku me një ton lutës i kërkohet Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të kthejë dhe një herë vëmendjen për të shmangur burokracitë e panevojshme, rradhët e gjata, vajtje-ardhjet e të sëmurëve nga rrethet e ndryshme të vendit etj.

 

 “Një sugjerim dhe kërkesë miqësore…kthejini sytë dhe vëmendjen tek Spitali Onkologjik, hiqni ato radhë vrastare, ndihmoni ata të sëmurë që kanë nevojë më shumë se askush tjetër për trajtim human, ndihmoni ata mjekë heronj në punën e tyre të jashtëzakonshme. Shkundeni nga themelet burokracinë e panevojshme. Mjekët më të mirë onkologë të Shqipërisë janë kthyer në plotësues të rëndomtë kartelash dhe formularësh. Jetojmë në kohën e teknologjisë ku mjafton një foto me një telefon që të evitohen radhë të gjata pa lidhje, vajtje-ardhjet e të sëmurëve nga rrethet e ndryshme të vendit. Ndërhyni dhe ju siguroj se Zoti i madh do t’ju jetë mirënjohës”.

Ky koment ka marrë edhe një përgjigje nga Ministrja Manstirliu, e cila premton se është duke u punuar që situata të ndryshojë:

Përshendetje Ilir! Jemi duke punuar pa reshtur edhe në drejtim të eleminimit të burokraci e dhe lehtësimit të procedurave duke perfshirë dhe shërbimet online. Sugjerimet tuaja konkrete na vlejnë në punën tonë. Të falenderoj përzemërsisht!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu