Onkologët e QSUT-së në konferencë për kancerin e gjirit

Mjekët e Shërbimit të Onkologjisë janë mbledhur sot në një konferencë pranë ambienteve të Hotel Tirana Internacional. Në këtë konferencë, me në fokus kancerin e gjirit, u fol lidhur me trajtimet më të reja, duke u përqendruar kështu specifikisht te medikamentet.

Pjesë e panelit ishte doktoreshë Silvana Çeliku, e cila moderoi aktivitetin, si dhe doktoreshë Dhurata Tarifa, Anila Kristo, Alketa Ymeri, Flutura Proko. Prezantimi i mjekëve u fokusua të llojet e kancerit dhe trajtimet specifike. Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm.

Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike, kimioterapia, terapia hormonale, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi. Fatmirësisht, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri.

Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.

Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?

Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:
Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.
Lipoma – ind dhjamor
Hamartoma;
Cistet e thjeshta
Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë.
Recidivon (përsëritet) shpesh

Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja, kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

Në aktivitet gjithashtu ishin të pranishëm pacientë, specialistë të ISHP-së, shoqata përfaqësuese etj.

Në fillim të aktivitetit doktoreshë Silvana Çeliku nderoi figurën e profesorit të njohur të onkologjisë, Agim Sallakut që humbi jetën para disa javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu