Paga ime nuk është rritur asnjë qindarkë!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e ushtri. Rama tha se do të ketë rritje pagash me buxhetin e vitit të ardhshëm, kur janë edhe zgjedhjet lokale.

Mjeku infeksionit Tritan Kalo e ka cilësuar si një tallje të kryeministrit Edi Rama premtimin për rritjen e pagave të mjekëve.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

“Talljen nuku ua kemi për borxh….Prej Nëntorit 2018 nuk pushuan së rreshtuari tamtamet qeveritare për rritjen më të madhe të pagave, prej 10% që prej fillimeve të zhvillimeve Demon-kratike në vendin tonë, efekti i së cilës do të reflektohej në pagën e muajit Prill 2019….

”U mbars mali dhe nuk u polli së paku edhe një mi”, dhe e gjitha kjo tamtamajë rilindase përfundoj në rritjen prej ZERO qindarkash të pagës sime, që jam i sigurtë se pasqyron edhe pagat e mijëra e mijëra gojëkyçurve/oportunistë/konformistë….

Për të mos dyshuar se bëhet fjalë për një shkrim të një “Kadriu” të “Mediave të Kazanit”, media të cilat kanë mbi 1.5 vite që mi kanë mbyllur dyert e tyre, dhe të bazuar në hamendësi, keni këtu të bashkëngjitura VKM-në,2- Shtesën e pagës për një Mjek Infeksionist, si dhe 3- Dokumentin Bankar ta pagës sime për muajin Prill 2019…

Me përgjegjësi morale dhe juridike ju them sa këtë pagë unë firmos prej shumë e shumë vitesh, dhe ajo NUKU është ndikuar në rritjen e saj aspak ose vetëm “një kafe”, nga VKM-të e pas 23 Qershorit 2013, gjoja se “mjekëve me tituj shkencorë nuk u rritet paga”, edhe pse po në këto VKM flitet për një shtesë page prej 8.000 lekësh për Mjekët Infeksionistë….

NE nuku qenkemi mjekë si të tjerët, dhe përpjekjet tona për t’u kualifikuar më tej qenkan të ndëshkueshme në sytë e kësaj Qeverie.….

Ku janë ato pagat e njëjta me mjekët gjermanë, për të cilat na flet KM-ja…..O tempora, o mores….

Me këtë politikë vlerësuese të punës dhe përpjekjeve të ndërgjegjësuara të MANTELBARDHËVE, nuku do të jetë e largët dita që në tregun e punës së Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, vështirë se do të mbeten mjekë të mirë-kualifikuar për të mbuluar nevojat e Përkujdes mjekësor ndaj popullatës.….

JU faleminderit që ja mbritët t’ua ktheni Shqiptarëve në fytyrën e tyre ato 1.000.000 shuplakat e 23 Qershorit 2013, të cilat ata jua ofruan për të goditur me to fytyrnxirët e Korrupsionit, të Krimit, të Keq-qeverisjes, të Nepotizmit, të Grabitjeve të pasurive kombëtare, të Kanabizimit të vendit, të Pasigurisë për jetën, të Legalizimit të pronave të grabitura, të zëna apo të vjedhura, të Emigrimit të detyruar nga pamundësia e punësimit si dhe mungesa e zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike të vendit, etj, etj…..

Quo vadis Shqipëria ime!!!”-shkruan Kalo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu