Për çfarë shkruajnë qytetarët në profilin e Ministres së Shëndetësisë

 

Punojmë çdo ditë për të siguruar shërbim shëndetësor #cilësor afër vendbanimit!
Banorët e Korçës dhe Elbasanit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të kryer një rezonancë.
Me vendosjen e rezonancës së re magnetike që ju shërben rreth 480 mijë banorëve, është shkurtuar edhe listë-pritja për pacientët në #TiranëNë 4 muaj në spitalin rajonal të #Elbasanit janë realizuar 708 rezonanca.

Ky është një nga postimet që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë së fundmi në profilin e saj zyrtar në facebook. Duke qënë një nga sektorët më të prekshëm nga qytetarët, çdo postim për shëndetësinë komentohet menjeherë.

Midis komenteve për këtë postim qytetarët shprehen se:

-Në Tiranë nuk funksionon fare. Dje isha për të kryer rezonancën, më thanë se nuk ka, bëje në privat!

-Po ai i Leskovikut në Elbasan do vijë? Po çbëri Tiranë e çbëri Elbasan. Drejtoritë dhe egzaminimet duheshin në Korçë Znj. Ministre. Jo në Elbasan, se Elbasani me Tiranën 20 min. larg janë.

-Është e vërtetë zj Ministre që RM (Rezonanca magnetike) në Elbasan i shërben rajonit të Elbasanit e Korçës, keni bërë gjënë e duhur dhe më të mirë për pacientët dhe për ne personelin mjekësorë.

-Jo më larg se pardje erdhi rasti nga Elbasani në urgjencën kirurgjikale për RM dhe në urgjencë të jenë më të përgjegjshëm ata që i nisin.

-Po te diabetikët në Tiranë kur do t’i dërgoni fishat për matjen e glicemisë?
Kur do përfundojë idea që vizitori duhet të kujdeset për pacientin infermieria të sorrollatet korridoreve dhe më kryesorja kur do bëni banjo për invalidët në pavion se ke banjot alla turka s’po ulemi dot ne të rinjtë, vaj hallit diabetiku me glicemi 500.

-Një rezonancë për 480000 mijë banor ? Jemi në rrugën e duhur por akoma larg fundit ! Suksese

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu