Perceptimi qytetar: Institucionet shtetërore, kontribut të ulët në luftën kundër korrupsionit

Denisa Canameti

Edhe pse ekzistojnë  ligje, rregullore, statute, zyra të posaçme që duhet të rregullojnë marrëdhëniet midis qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore, në praktikë, duket se këto përpjekje nuk kanë sjellë përmirësim të performancës dhe as minimizojnë korrupsionin, dhe nuk kanë rritur kënaqësinë e qytetarëve me institucionet shtetërore.

Shteti ka krijuar mekanizma anti-korrupsion për të shqyrtuar punën e institucioneve shtetërore dhe për të rritur aksesin e qytetarëve, si psh portali stopkorrupsionit.al, i cilësuar si një “armë në duart e qytetareve që nuk duan t’i nënshtrohen korrupsionit” si dhe dy aplikacionet kompjuterike, “Raportimi elektronik i korrupsionit” dhe “Raportimi online i krimit kompjuterik”, të cilat gjenden në adresën www.asp.gov.al, në rubrikat “Denonco korrupsionin në administratë” (www.asp.gov.al/denonco_ka) dhe “Denonco Krimin Kompjuterik” (www.asp.gov.al/denonco_kk), të krijuara për t’i shërbyer qytetarëve për parandalimin e goditjen e korrupsionit dhe krimit kibernetik.

Por, a kanë funksionuar këto mekanizma?!

Portali stopkorrupsionit.al nuk ka funksionuar! Në tetor të 2017-s, Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit të platformës “Shqipëria që duam” (platforma e bashkëqeverisjes) ka folur edhe për mosfunksionimin e portalit “Stop Korrupsionit”, dhe është shprehur se nuk e ka kuptuar kurrë se përse dështoi ky portal. Deklaratë kjo, e cila pranoi dështimin e një mekanizmi të menduar për t’u vënë në shërbim të qytetarëve.

A pati mungesë besimi nga qytetarët apo mungesë koordinimi nga ana e vetë institucioneve?!

Nga një komunikim i shoqatës “Together for life” me Kryeministrinë dhe Ministrinë e Drejtësisë ka dalë se në fakt ka patur mungesë koordinimi dhe mosnjohje të përgjegjësisë se : Kush duhet ta menaxhojë këtë portal?!

Lidhur me portalin shtetëror stopkorrupsionit.al,shoqata “Together for life” i ka kërkuar informacion Kryeministrisë. Kështu, në përgjigjen e datës 19.07.2018, e dhënë nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, thuhet: “Lidhur me pyetjet e ngritura për të dhënat e portalit stopkorrupsionit.al lutemi t’i referoheni për informacion Ministrisë së Drejtësisë”.

Me të njëjtin objekt- kërkesë shoqata iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e funditpas ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  në datë 9 tetor 2018, u shpreh: “Ju bëjmë me dije se Ministria e Drejtësisë nuk e ka marrë asnjëherë në dorëzim linjën e stopkorrupsionit. Duke u nisur nga ky fakt, theksojmë se në rastin konkret, nuk është se nuk duam të japim informacion, por ne si institucion nuk e kemi si informacion”.

Një gjë e tillë tregon se e gjithë platforma stopkorrupsionit.al, e cila duhet t’i jepte përgjigje denoncimeve të qytetarëve, në fakt nuk e ka kryer aspak funksionin e saj dhe asnjë strukturë shtetërore nuk mban përgjegjësi lidhur me të gjithë ankesate depozituara në këtë faqe dhe ç’ndodhi me to. Pra, duket se portali nuk ka funksionuar, sepse asnjë prej institucioneve nuk është angazhuar për ta menaxhuar atë.

 

Sfida kryesore këtu është se si të angazhohen qytetarët!

Platforma “Shqipëria që duam” ka 25 kordinatorë. Të përzgjedhurit për të administruar këtë platformë janë vendosur pranë çdo ministrie dhe kanë varësi direkte nga kryeministri.

Por, sa i informuar është publiku për politikat e adoptuara antikorrupsion?!

Raporti i Auditimit “ Performanca e Strategjisë Ndërsektoriale Antikorrupsion”, i publikuar në tetor 2018, nëpikën 3.3.1, trajton  perceptimin e opinionit publik mbi adoptimin e politikave kundër korrupsionit nga zyrtarët vendorë. Përmes një pyetësori është synuar identifikimi i  shkallës së informimit të publikut lidhur me Strategjinë dhe politikat e adoptuara antikorrupsion në institucionet qeverisëse, si dhe perceptimin e tyre lidhur me adoptimin e këtyre politikave dhe korrupsionin, në qeverisjen vendore.  Nga rezultatet ka dalë se “Në opinionin e publikut masat e marra nuk japin efektin e duhur në ç’rrënjosjen e korrupsionit nga rradhët e administratës publike dhe të të gjithë segmenteve shtetërore”.

Raporti vazhdon se “Parë në tërësi, lufta për parandalimin, reduktimin dhe deri në eleminimin e korrupsionit nuk do të mjaftonte vetëm me punën e institucioneve publike, por duhet një bashkëpunim i ngushtë dhe me aktorët e tjerë si shoqëria civile, institucione të pavarura, etj. Për të vlerësuar se cili është kontributi i secilit prej aktorëve kryesorë në luftën ndaj korrupsionit, është kërkuar dhe vlerësuar opinioni i publikut. Qytetarët e pyetur kanë dhënë këtë vlerësim:

  1. Qytetarët (56.1%68)
  2. Kontrolli i Lartë i Shtetit (53.5%)
  3. Organizatat jofitimprurëse (33%)
  4. Bashkia ku bëjnë pjesë (30.2%)
  5. Ministria e Drejtësisë (26.6%)
  6. Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore (24.3%)

Mbështetur në perceptimin e qytetarëve vërehet se: Koordinatori i mëparshëm kundër korrupsionit, Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori i ri, Ministria e Drejtësisë, janë aktorët me kontribut më të ulët në luftën kundër korrupsionit.

Sondazh:“Njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë ndryshimin kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit”

Nisur edhe nga rezultatet e këtij raporti, faqja  “Pro Pacientit” (portal i ndjekur kryesisht nga mjekë dhe pacientë) , ka krijuar njësondazh ku ka pyetur qytetarët lidhur me besimin që ata kanë tek roli i tyre në luftën kundër korrupsionit.  Rezultatet flasin për një besim të lartë, ku 69% e qytetarëve shprehen se kanë besimse njerëzit e thjeshtë mund të bëjnë ndryshimin kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që pjesa tjetër , 31 % shprehen negativisht.

Po institucionet e pavarura?!

Pavarësisht rolit që vetë institucionet e pavarura kanë për tëmbrojtur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të çdo personi nga veprimet e paligjshme, ose të parregullta të administratës publike, gjithashtu ata kanë krijuar hapësira të posaçme për qytetarët, duke ngritur kështu mekanizma të rinj, të thjeshtëzuara dhe lehtësisht të aksesueshme në mënyrë që të rrisin angazhimin qytetarë në luftën kundër korrupsionit. Psh, Avokati i Popullit ka paraqitur më 10 tetor 2018 për publikun aplikacionin për telefonat inteligjentë me të njëjtin emër. Aplikacioni “Avokati i Popullit” ka për qëllim të ofrojë një platformë shtesë për marrjen e ankesave nga qytetarët lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe raportimin e korrupsionit.Ai u bë i mundur nga projekti “Transparenca në sistemin shëndetësor” mbështetur nga USAID. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu ka vendosur në faqen e tij në internet www.klsh.org, ne rubriken Kontakte, mekanizmin e ankesave, në mënyrë që qytetarët të këne një platformë shtesë për të adresuar shqetësimet e tyre. I njëjti projekt ka ofruar mbështetje edhe për organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Shqipërinë që duan të luftojnë korrupsionin në shëndetësi përmes rritjes së transparencës dhe mobilizimit qytetar, sepse sic u shpreh njëri nga pjesëmarrësit në trajnim “korrupsioni është si një greminë që ha të gjithë gjitha burimet tona për një kujdes shëndetësor cilësor.”

Lufta ndaj korrupsionit është një proces shumëplanësh dhe i ndërlikuar që kërkon sinergji midis të gjithë sektorëve. Është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë sektorët e shoqërisë të njohin dhe të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Ky suplement mbështetet financiarisht nga projekti: “Transparenca në sistemin shëndetësor”, që mundësohet nga mbështetja e Popullit Amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi vetëm e “Together for Life” dhe nuk reflekton detyrimisht pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu