Portali ngatërron keq infermierët

 

Portali “Infermierë për Shqipërinë” ka krijuar një situatë krej të ngatërruar për infermierët aplikantë. Të gjithë ata që dëshirojnë të punësohen në sistemin publik, në profesionin e infermierit, është kjo platformë: Aplikoni dhe vini veten në provë.
Aktualisht, infermierët kanë kaluar fazën e parë, atë të ngarkimit të dokumentacionit në portal. Aplikimi është kryer për vendet e lira në bazë qarku.
Në këtë fazë të parë është bërë vlerësimi i dokumentacionit dhe janë shpallur fituesit. Kandidatët që kanë kaluar fazën e parë, janë njoftuar për testimin me shkrim.
Që prej momentit të shpalljes së listës së fituesve infermierët konstatuan shumë parregullsi, që nga emrat në listë (ku kanë figuruar emra të cilët tashmë janë të punësuar, apo emra të përsëritur) deri te problemet me pozicionim në renditje.

Në redaksinë e Pro Pacientit sot ka mbërritur një denoncim konkret:

“Përshëndetje, jam M. N.
Aplikova tek portali i infermierit. Kam dorëzuar diplomë bachelor me mesatare 8.2, master me mesatare 9. Licensë. Kam dërguar vërtetim pune. Kam punuar 2 muaj si infermiere ambulante. Në listën e parë të vlerësimit nga Ministria kam marrë 10.8 pikë (nga vlerësimi i dosjes). Kam aplikuar në tre qarqe.

“Në listën përfundimtare që unë e shikova sot kisha 9.2 pike domethënë më pak nga sa kisha herën e parë me listën e parë. Më pak pikë për qarkun e Shkodrës, domethënë nga 10.8 pikë tani kam 9.2 . Ndërkohë në Lezhë me listën e re kam 10.8 pike aq sa kisha dhe nga lista e parë.
“Bëra ankesë tek portali por nuk m’u përgjigj kush. Nuk më duket e drejtë” shkruan aplikantja.

(Aplikanta/infermierja ka sjellë edhe foto të listave përkatëse)

 

Si për të mos mjaftuar kjo, aktualisht infermierët nuk e dinë se kur është provimi. Ka një përplasje në data, për shkak të moskoordinimit nga institucionet përgjegjëse./ D.C

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu