Rezistenca ndaj antibiotikëve, Urdhri i Farmacistëve: Të edukojmë fëmijët

Sot, rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve është një problem global. Mënyra e duhur e përdorimit të antibiotikëve është çelës për të ulur rezistencën ndaj ilaçeve.

Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka organizuar një Konferencë, me temë: “Bota ka nevojë për antibiotikë, por ato nuk janë karamele”.

Farmacistë, mjekë dhe specialistë të Shëndetit Publik dhanë mesazhet e tyre për efektet negative që sjell abuzimi me antibiotikët dhe për parandalimin e fenomenit të rezistencës ndaj antibiotikëve.

Fjalën përshëndetëse në këtë aktivitet e mbajti Diana Toma, e cila u shpreh: “Dua që kjo konferencë të mos hapet me mesazhet që japim ne, që aktualisht e prekim eksperiencën brenda sistemit shëndetësor, por është bukur ta hapim këtë konferencë me mesazhet plot kuptim që na jep brezi i ardhshëm i profesionistëve, i studentëve të Departamentit të Farmacisë pranë Universitetit të Mjekësisë.

“Konferenca e sotme organizohet nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë sepse janë pikërisht farmacistët pika fundore e administrimit të antibiotikëve. Por pjesmarrës janë mjekë, farmacistë dhe më gjërë, duke përfshirë të tëra hallakt që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me përshkrimin, administrimin dhe menaxhimin e barnave.

“Farmacisti rekomandon, merr pjesë në vendosjen e diagnozave, kontrollon, administron dhe parandalon. Secili prej nesh, në mënyrën e tij mund të kontribuojë në mënyrë që ky fenomen që sot po tremb botën mjekësore mbase të minimizohet”.

Më tej Toma shtoi se, “e veçanta e kësaj jave sensibilizuese qëndron tek fakti se grupmosha që u përzgjodh për t’u mirëinformuar nuk ishte ajo adulte, por fëmijë të kopshtve dhe të shkollave. Kjo është një filozofi shumë e bukur, shumë e gjetur pasi të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Por që të parandalosh duhet të dish, e ku ka më bukur se sa konceptet e dijes të rrënjosen dhe të rriten bashkë me individin. Në të ardhmen ky kontigjent do të jetë një brez sigurie për të administruar antibiotikët”

Më tej konferenca vazhdoi me referimet sipas agjendës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu