Presidenti i uro-andrologjisë Europiane: Plastika po dëmton aftësinë e meshkujve në riprodhim

Nikolaos Sofikitis, Profesor dhe Drejtor i Departmentit të Urologjisë, Univeristeti i Mjekësisë, Ioannina,
Greqi si dhe Presidenti i uro-andrologjisë Europiane, ka qenë pjesë e grupit që realizoi klonimin e deles Dolli.

Ai ndodhet në Tiranë në një konferencë ndërkombëtare mjekësie, ndërsa në një intervistë për Top Channel ka treguar kujdesin që duhet të kenë njerëzit për të mos u prekur nga pasojat negative në shëndet.

Plastika ndikon negativisht dhe këtë gjë mjeku androlog e tregon me një shembull nga fusha që ai vetë mbulon: “Duhet të jemi të përqendruar tek substancat toksike, sidomos përsa i përket gjinisë mashkullore, sepse ka një ndryshim shumë të madh në cilësinë e riprodhimit. Për shembull, nëse meshkujt do të pinë pije të nxehta në gota kauçuku për 10 vjet tre herë në ditë, sustancat toksike që do të dalin nga gota plastike do të dëmtojnë rëndë aftësinë e meshkujve në riprodhim”.

Ky është vetëm një shembull për efektet negative të plastikës te shëndeti i njeriut direkt gjatë përdorimit, por edhe duke helmuar natyrën dhe ajrin me hedhjen e saj në natyrë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu