Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri I Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili nënshkruan marrëveshjen e re 3-vjeçare që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Shëndetësisë
 
 Në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofrojnë shërbim të specializuar në Republikën e Shqipërisë, aty ku është e nevojshme, me marrëveshjen e re të nënshkruar sot në Pejë, mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
 
Marrëveshja e re e firmosur sot në Pejë të Kosovës, parashikon shkëmbimin e mjekëve në funskion të përmirësimit të strukturave shëndetësore të dy vendeve tona. Kjo pikë e re e marrëveshjes së bashku me ofrimin e shërbimit në zonat kufitare, forcon bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona.
 
Marrëveshja parashikon gjithashtu bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik, farmaceutikës, trajnimeve të profesionistëve të shëndetit etj.
 
Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërmarrin plane veprimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilët do të përmbajnë aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, bazuar në këtë marrëveshje, do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Marrëveshja mes Ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve tona është e vlefshme për 3 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu