Si u vodhën në 5 vjet lekët e ilaçeve dhe urdhrat e drejtorëve që bllokonin kontrollet

Denisa Canameti

Në 5 vjet janë ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm të Fondit, disa pasi janë akuzuar për
korrupsion dhe shpërdorim e disa për paaftësi.

Nga 2013-2019 janë ndërruar 8 drejtorë të përgjithshëm, një pjesë e të cilëve janë larguar nga
detyra duke marrë me vete hije skandali në çështjet e barnave. Në asnjë rast, nuk ka patur masa
të marra kundrejt tyre, përkundrazi, janë ngjitur më lart në poste të rëndësishmë qeveritare.

Tetor 2013 – Astrit Beci pas dy vitesh në krye të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të
Kujdesit Shëndetësor ka dhënë dorëheqjen për shkak të skandalit të vjedhjes nëpërmjet skemës
së barnave të rimbursueshme. Beci ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme “në shprehje të
përgjegjshmërisë së lartë institucionale, për t’i hapur  rrugën hetimeve”.
Kujtojmë se ishtë një një skandal ku përmes falsifikimit të recetave dhe vulave të mjekëve, 7
farmaci kanë përfituar afro 1.5 miliardë lekë.

Qershor 2015- Milva Ikonomi u komandua drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm
Shëndetësor, pas dorëheqjes së Astrit Becit. Ikonomi vinte nga posti i zëvendësministres së
Shëndetësisë.

Dhjetor 2015- Gjashtë muaj pas dorëheqjes së Astrit Becit, Fondi i Sigurimeve të Kujdesit
Shëndetësor ka emëruar drejtuesen e re, Vjollca Braho. Gjatë kohës që Braho ishte në krye të
Fondit, u përfshi gjithashtu në një skandal, ku tregon qartazi se interesat partiakë janë më të
rëndësishëm se nevojat reale të shëndetësisë: “Unë jam Vjollca Braho dhe dua t’i jap shumë lekë
partisë time”!

Tetor 2016- Erjon Manohasa u shkarkua me vendim gjykate, për shkak të skandalit të
transferimit të të sëmurëve në shërbimin e hemodializës, në Durrës. Dyshimet ishin se klinika që
u përzgjodh për shërbimin e dializës për të sëmurët në Durrës, nuk plotësonte kushtet e
përcaktuara me ligj. Manohasa nuk e pranoi akuzën në prokurori. Kur u mor në pyetje, ai tha se
inspektimin paraprak të klinikës e bënë vartësit e tij. Ish drejtori nuk gënjeu. U zbulua në atë
kohë dëshmia e zëvëndëses së tij në FSDKSh, Alketa Hila, e cila mori përsipër inspektimin e
ambjenteve ku do të dërgoheshin të sëmurët e Durrësit për dializën.

A u mor ndonjë masë për Alketa Hilën?
Jo!

Prill 2017- Alketa Hila, komandohet në krye të Fondit!

Maj 2017- Eduard Ahmeti është prezantuar, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Edhe Ahmeti do të përfshihej në një valë pakënqësisht
dhe protestash pasi futja e listës së barnave pa lajmërim paraprak prodhoi një dëm të madh financiar për të gjitha farmacitë që kanë marrëveshje me Fondin, që llogaritej në disa milionë lekë për çdo farmaci. Gjithashtu në kohën e tij u ristrukturua Fondi, ku u shkarkuan plot 30 punonjës. Këtë nismë e vazhdoi edhe pasardhësja e tij:

Shtator 2018- Anila Denaj

Janar 2019- Fondi pa Drejtor! Burime për Gazetën “Shëndet Plus” thonë që ky post është
refuzuar. Pse?!

Përveç këtij historiku aspak “nderues”, lidhur me drejtuesit e këtij institucioni, Fondi është
shoqëruar shpesh herë me skandale, veçanërisht në skemën e rimbursimit të barnave. E
çuditërisht (s’ka pse të jetë aspak e çuditshme, megjithatë…) të gjitha këto skandale, janë gatuar
brenda institucionit pasi në secilin rast, pas tyre janë fshehur punonjës të administratës.
Kjo do të thotë ose që drejtuesit nuk kanë patur aftësi të mira menaxheriale pasi nën hundën e
tyre janë sajuar lloj lloj skandalesh me shifra marramendëse, ose në rastin më të keq e më të
mundshëm kanë qënë vetë dora që ka qëndruar pas. Kjo do të shpjegonte edhe faktin që skema e
mashtrimit me rimbursimin e barnave e ditëve të fundit, ka të njëjtët aktorë.
Nëse Fondi do të kishte marrë në Konsideratë rekomandimet e lëna nga Kontrolli i Lartë i
Shtetit, sot nuk do të ishim në situatën e një skandali të dytë, ku miliona para të shqiptarëve ikin
në xhepat e disa personave që në fund thjesht ndajnë ditët e burgut midis tyre dhe kaq. Po paratë
e shqiptarëve a kthehen?

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, duket institucion pa vullnet për zbatimin e
rekomandimeve të KLSH : “Nga auditimi i ushtruar në FSDKSH, për zbatimin e
rekomandimeve të lëna nga KLSH, me shkresën nr. 264/9, datë 29.09.2017 “Dërgohet Raporti
Përfundimtar dhe Rekomandimet për Auditimin me objekt, përputhshmëri dhe rregullshmëri
financiare e aktivitetit”, për aktivitetin e vitit 2016, janë lënë për zbatim 28 rekomandime, të
cilat janë pranuar nga titullari 28 rekomandime, ose 100% e tyre. Nga rekomandimet e
pranuara janë zbatuar 5 prej tyre, ose 18 %, është zbatuar pjesërisht 1 rekomandim, ose 3%,
janë në proces zbatimi 11 rekomandime, ose 40 % e tyre dhe nuk janë zbatuar 11 rekomandime,
ose 39 % e tyre”
Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë, i është lënë rekomandim nga Drejtoria e Auditit të
Brendshëm e FSDKSH-së por edhe nga KLSH për ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktuale
me disa farmaci. Midis të cilave edhe me farmacitë e KAPURA ME SHKELJE javën e kaluar!
Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

KLSH: FSDKSH ka rimbursuar farmaci padrejtësisht, duhet të ishin shkëputur
marrëdhëniet kontraktuale

Citoj : Nga auditimi i zbatimit të kontratave nga dhënësit e kontraktuar të shërbimeve u
konstatua se:

– Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet farmaceutike për zbatimin e kontratave F/2016 dhe
F/2015, si dhe shtojcës F /2015, grupet e kontrollit kanë pranuar që shkeljet, edhe pse i tejkalojnë
kufijtë e përcaktuar në kontratë të mos merren parasysh për zgjidhjet e kontratave, duke i
argumentuar si shkelje të cilat i përkasin periudhës së kontratës paraardhëse. Ky interpretim ka
sjellë që fenomeni i diferencave të mbyllet me disa gjoba minimale dhe me mbajtjen në muajin
pasardhës të shumave të rimbursuara padrejtësisht, pra janë mbyllur diferencat në minus dhe plus
në inventarët kontabël dhe nga ana e Fondit janë vendosur penalitete të papërfillshme për
subjektet kundërvajtës… Mosndërprerja e kontratës dhe rimbursimi i 6 këtyre farmacive nga ana
e FSDKSH-së i bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe kontraktuale të kontratës me
farmacitë llogaritet në vlerën 144,404 mijë lekë.

– Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë kallëzim penal, me objekt:
Kallëzim të kryerjes së veprës penale të “Mashtrimit”, “Mashtrimit në subvencione” dhe
“Fallsifikim të Dokumentave Shëndetësore”, për farmacitë: “A….”, “B….”, “C….”, “E….”,
“G…..” dhe “…….”. Referimi i këtyre farmacive për ndjekje penale në Prokurori duhej të ishte
bërë shkak për të mos lidhur Kontratën F/2016, e cila ka filluar zbatimin pas hyrjes në fuqi të
LBR-së 2016, pra në muajin qershor të vitit 2016, ekzaktësisht dy muaj pas kallëzimit penal të
bërë për këto farmaci nga ana e FONDIT.

… Rimbursimi i farmacive, për të cilat duhet të ishte marrë masa e ndërprerjes së kontratës nga
ana e FONDIT, ka vijuar në kundërshtim me dispozitat e kontratës me farmacitë për periudhën
MarsDhjetor 2017 dhe arrin shumën 222,581 mijë lekë.

… Në vazhdimësi është konstatuar moszbatimi i masës për ndërprerjen e kontratave nga ana e
Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë, për farmacitë që kanë shitur barna që u ka kaluar afati i
skadencës të evidentuar në auditimin e mëparshëm, referuar Raportit Përfundimtar të DAB-së në
DRF Tiranë.

Rekomandimi i lënë nga DAB e FSDKSH-së, por edhe nga KLSH për ndërprerjen e
menjëhershme të kontratës me këto subjekte, jo vetëm nuk ka gjetur zbatim nga Drejtoria
Rajonale e Fondit Tiranë, e cila duhet të kishte ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale me këto
farmaci, por sipas të dhënave për 20 subjekte farmaceutike të rimbursuar në vazhdimësi, për
periudhën MarsDhjetor 2017, vlera e rimbursuar padrejtësisht arrin shumën 333,104 mijë lekë.

Drejtorët dhe urdhrat në shkelje të ligjit

Bazuar në skandalet e njëpasnjëshme të publikuara por edhe të papublikuara rezulton se Fondi
mbetet një nga institucionet më të korruptuara të vendit, drejtorët e të cilit kanë gjetur shpesh
hapësira në kompetencat e tyre për të nxjerrë urdhra arbitrarë që favorizojnë abuzimet.
Astrit Beci, ish drejtor i Përgjithshëm i Fondit, përmes një shkrese Nr. 312 Prot., datë 27.01.2015
ka kufizuar të drejtën funksionale dhe legjitime të strukturave rajonale për kontrollin e
subjekteve farmaceutike me vlerë rimbursimi mujor të barabartë ose më të lartë se 2,000,000
lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit nga Auditimi i ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të
Kujdesit Shëndetësor me objekt:“Përputhshmëri dhe rregullshmëri financiare e Aktivitetit për
Vitin 2016” për periudhën nga data 01.01.2016 deri më datën 31.12.2016, lidhur me
përputhshmërinë e aktivitetit të rimbursimit të barnave ka konstatuar mosfunksionim të
sistemeve të kontrollit. Gjatë vitit 2016, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre gjithsej 1.013 farmaci
dhe agjenci farmaceutike, përfshirë farmacitë spitalore dhe në IEVP-të. Vlera monetare e
përgjithshme e rimbursuar për vitin 2016 është 8,425,032 mijë lekë”, thuhet në Audit.
“Në Rregulloren Nr. 3, datë 22.10.2014, “Për Procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të
shërbimit të kontraktuara me Fondin”, në Kapitullin I, pika 2, përshkruhet si detyrim i Drejtorisë
së Kontrollit Parësor dhe Farmaceutik, kontrolli i të gjitha subjekteve farmaceutike me vlerë
rimbursimi mujor të barabartë ose më të lartë se 2,000,000 lekë. Ky kufizim, i vendosur si
detyrim vetëm i DKPF-së, ka 12 bërë që strukturat rajonale të Fondit të mos ushtrojnë të drejtën
e tyre funksionale dhe ligjore për të kontrolluar të gjitha farmacitë e kontraktuara prej tyre.
“Njëkohësisht, kontrollet e ushtruara nga DKPF-ja nuk janë kryer mbi bazën e nivelit të vlerës së
rimbursimit duke lënë pa kontrolluar farmaci me vlera shumë të larta rimbursimi dhe janë
kontrolluar nga dy herë farmaci me vlera relativisht të ulëta rimbursimi.

KLSH ka kërkuar që Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të shfuqizojë shkresën Nr. 312 Prot., datë
27.01.2015 të ish Drejtorit të Përgjithshëm dhe të heqë kufizimin e kontrollit vetëm nga DKPF-ja
e Fondit për subjektet me vlerë rimbursimi mujor të barabartë ose më të lartë se 2,000,000 lekë.
Kontrolli i të gjitha subjekteve të kontraktuara të kryhet nga strukturat rajonale pa kufizim si e
drejtë dhe detyrim ligjor i tyre, pasi ato janë kontraktuesit e dretpërdrejtë.

A u shfuqizua kjo shkresë?

Lekët e shëndetësisë jo vetëm po vidhen, por edhe po keqmenaxhohen!
Problematika më e fundit e farmaceutikës është shprehur nga farmacistët, të cilët bënë protestë,
pasi nuk ishin rimbursuar nga Tetori (Korça nga shtatori) duke krijuar problem likujditeti të
farmacistëve ndaj depove. Depot kanë ndërprerë furnizimin me barna ndaj farmacive duke
rrezikuar kolapsin.

“Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacitë nuk janë likujduar nga ana e Fondit për recetat me
rimbursim. Kjo gjë përveç dëmit ekonomik që ka shkaktuar, pamundëson likujdimin e faturave
ndaj depove, dhe situata ka arritur në atë pikë sa depot nuk furnizojnë më pa shlyer detyrimet e
faturave të prapambetura.”

Pas protestës u njoftua zgjidhje. Këshilli Rajonal i Tiranës vendosi të bëjë kërkesë për zgjidhjen
e problemit më emergjent: për të zhbllokuar fondin për tetor – nëntorin.
Krahas rimbursimit, farmacitët pretendojnë se përveç shlyerjes së detyrimit, për këtë vonesë
duhet tu paguhet edhe % e vonesës së shlyerjes se faturave.

Por, cilat janë arsyet e kësaj krize?
Profesionitët aludojnë disa – ose paratë janë vjedhur e shpërdoruar – ose janë përdorur për
ndonjë koncension, – ose për të falimentuar qëllimisht farmacitë për t’i hapur rrugë ndonjë
koncensioni të shumëpërfolur, sepse buxheti i Fondit parashikohet në fillim të vitit dhe paratë për
ta financuar këtë institucion janë të garantuara nga qeveria.

Megjithatë, shpjegimet institucionale-zyrtare priten në vazhdim, nëse do të ketë sigurisht!

 

Ky suplement u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu