Sot, Dita Botërore e Farmacistëve

Sot është Dita Botërore e Farmacistëve!

Më datë 25 Shtator 2019, në kuadër të Ditës Botërore të Farmacistëve, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, pranë sheshit Skënderbej do të ofrojë falas për qytetarët shërbime si; matje tensioni, matja e peshës, tesit i glicemisë. Këto shërbime ofrohen në përputhje me neni 39 të ligjit 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”.

Ashtu sikurse ka përcaktuar FIP, për këtë vit, kjo ditë do të jetë nën moton “Barna të sigurta dhe efektive për të gjithë”. Kjo tematikë ka për synim të promovojë rolin kryesor të farmacistit në ruajtjen dhe sigurinë e pacientit, nëpërmjet përdorimit në mënyrën e duhur të barnave.

Në këtë ditë, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, znj. Diana Toma ka një mesazh për të gjithë kolegët.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar kolegë farmacistë!

Ju, që në të përditshmen tuaj, jeni një shoqërues i domosdoshëm në rrugëtimin e shëndetshëm jetësor, duke u kthyer për pacientin në dëgjuesin më të mirë, orientuesin dhe konsultuesin e tij, garantin për trajtimin e problemeve shëndetësore, burim i pashtershëm informacioni mjekësor, 25 shtatorin, e përjetoni si një ditëlindje të dytë tuajën, pasi jeta jonë është lidhur paszgjidhshmërisht me profesionin tonë.
Të jesh farmacist, do të thotë që në jetën tënde të kesh pranuar të ndihesh i misionizuar.
Të jesh farmacist, do të thotë që gjithashtu të ndihesh një student i përjetshëm.
Në një ditë si kjo e sotmja, dëshiroj të shpreh një falenderim për të tërë brezat e farmacistëve shqiptarë, të cilët me investimin individual, të grumbulluar ndër breza, kontribuan në zhvillimin e farmaceutikës shqiptare.

Ia uroj këtë ditë kolegëve tanë në Kosovë.
Përshëndetje për cilindo koleg farmacist në mbarë botën.

Të nderuar kolegë farmacistë! – Gëzuar Ditën Botërore të Farmacistëve!

Diana TOMA
Presidente UFSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu