TFL sesion informues me gazetarët: Si të përdorim ligjin “Për të drejtën e informimit”

Shoqata “Together for Life” organizoi sot një aktivitet trajnues me gazetarët se si mund të përdorin ligjin “Për të drejtën e informimit” me qëllim mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Gazetarët u informuan nga ekspertja ligjore Ledia Marku se ku mund të drejtohen për të marrë informacione në lidhje me sektorin e shëndetësisë, autoritetet publike ndaj të cilave mund të adresohen kërkesa për informacion, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe rolin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e këtyre të drejtave.

“Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacion publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik vë në zbatim një program institucional të transparencës dhe trajton kërkesën për informim duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ky ligj i posaçëm parashikon ndryshe. Nëse autoritetet nuk e sjellin informacionin në afatin e kërkuar, atëherë mund t’i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili merr vendimin për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar”, informoi ekspertja ligjore Ledia Muraku.

Në sesionin e diskutimeve, gazetarët sollën disa raste kur kishin hasur probleme në lidhje me  marrjen e informacioneve nga autoritet përkatëse.

Ky sesion informues u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “Forcim i zbatimit të të drejtave të pacientëve përmes advokimit dhe mbrojtjes ligjore”, i cili mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu