Toma: Farmacisti, shoqërues i domosdoshëm në rrugëtimin e shëndetshëm jetësor

“Realizimi nga ana jonë e figures së profesionistit të jep kënaqësi njerëzore, ndërsa vënia në shërbim e jetës së njeriut e të tëra kapaciteteve tona profesionale, të jep ndjesi që veç një profesionist i shëndetësisë mund ti perceptojë”.  

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ka organizuar më datë 25 Shtator 2017 aktivitetin “25 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të sektorit shëndetësor si: farmacistë, mjekë, drejtues etj. Midis shumë fjalëve të mbajtura, aktiviteti kulmoi me nderimin e figurës së Prof. Dr. Zef Sima i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Për nder të kësaj dite, në tre vendodhje të ndryshme në Tiranë, u ngritën çadra, në të cilat qytetarët morën një informacion më të zgjeruar në lidhje me shërbimin farmaceutik si dhe u ofruan falas disa shërbime, si:  matje e tensionit, matje e glicemisë, matje peshe.

 “25 shtatori, nuk ishte një zgjedhje rastësore, por ishte data e cila, mbase është më kuptimplota për një përfaqësim ndërkombëtar të farmacistëve pasi, në 25 shtator të vitit 1912 u krijua FIP, një mekanizëm mbarëbotëror, i lidhjes së farmacistëve ndërkombëtar me njëri- tjetrin, sa I takon përfaqësimit të tyre profesional“, u shpreh Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistit në fjalën e saj përshëndetëse.

Toma theksoi se “në cdo kohë, figura e farmacistit ka qënë e karakterizuar si profesionist i misionizuar, por që mbetet gjithmonë një student i përjetshëm. Shërbimi farmaceutik, është ndër të paktët shërbime që njeriun e shoqëron që nga momenti i ardhjes në jetë e deri në momentin kur qënia e tij shkëputet nga jeta“.

Sa i takon realitetit shqiptar, kreu i Urdhrit të Farmacistëve, tha se : “duke u bazuar ne kapacitetet profesionale të farmaceutikës shqiptare shprehem me bindje se dhe për farmacistin shqiptar për shërbimin që ai ofron ka ardhur momenti për të bërë një ripërmasim të funksioneve të tij, gjithmonë paraprirë nga ligji dhe rregulloret. Kjo gjë jo vetëm që do të cojë figurën e farmacistit dhe të shërbimit të hecin me hapat e kohës, jo vetëm do sinkronizojë zhvillimin e sistemit farmaceutik me atë të shkencave të tjera mjekësore, por do të plotësojë më mire koncektin bazë që ka sistemi shëndetësor në tërësi që është pacienti në qendër dhe gjithcka për pacientin”.

Fjala e plotë përshëndetëse e Presidentes së Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma

Të nderuar pjesëmarrës,

Shpeshherë, jemi mbledhur në ditë dhe data të ndryshme, për të sjellë pranë njeri- tjetrit, e për të ndarë me njëri-tjetrin, copëza të përvojave profesionale, të arritjeve teknologjike- farmaceutike, mendime dhe propozime, për të çuar edhe më përpara zhvillimin e sektorit tonë, por për herë të parë po mblidhemi në një datë si kjo e sotmja, për t’u fokusuar te figura, e cila përmban shpirtin e profesionit që ne përfaqësojmë e që është ajo e farmacistit.

Vë theksin te kjo datë, pasi që prej vitit 2010, 25 shtatori më shumë se kujtdo, të cilin e lidhi fati rastësisht me këtë datë, na takon ne farmacistëve, pasi u vendos që të jetë dita ndërkombëtare e farmacistëve. Ky propozim, i cili u bë në Kongresin e FIP, në vitin 2009, i mbajtur në Stamboll e që më pas u votua pozitivisht, e bëri figurën tonë, të ketë një ditë simbol të vetën.

25 shtatori, nuk ishte një zgjedhje rastësore, por ishte data e cila, mbase është më kuptimplota për një përfaqësim ndërkombëtar të farmacistëve pasi, në 25 shtator të vitit 1912 u krijua FIP, një mekanizëm mbarëbotëror, i lidhjes së farmacistëve ndërkombëtarë me njëri- tjetrin, sa i takon përfaqësimit të tyre profesional.Kjo organizatë, e cila ka të njëjtën moshë sa dhe shteti ynë, numëron një anëtarësi prej mbi 3 milion farmacistësh, të shpërndarë në të tërë botën dhe që përfaqësojnë të tëra fushat e sistemit farmaceutik si:

  • fusha akademike
  • klinike
  • farmacitë e rrjetit të hapur
  • informimi mbi barnat dhe shëndetin
  • farmacitë spitalor
  • industritë farmaceutike
  • fushat e analizës dhe kontrollit të barnave
  • bioteknologjia
  • zbulimin e barnave
  • formulimi dhe teknologjia farmaceutike
  • produktet natyrore
  • farmakokinetika, farmakodinamika dhe sistemet farmakologjike
  • shkencat rregullatore
  • terapitë e personalizuara etj.

Në mënyrë modeste dhe farmacistët shqipëtar, bëjnë pjesë në këtë organizatë. Aktualisht, në vendin tonë regjistrohet një numër prej 3202 farmacistësh, ndër të cilët, 2160 janë pjesa vitale e shërbimit farmaceutik.

Farmacistin shqiptar, sot e gjen në:

  • rrjetin e hapur,
  • atë spitalor,
  • importues dhe shpërndarës farmaceutik,
  • përfaqësi farmaceutike,
  • institucione shtetërore, të cilat merren si me politikat e zhvillimit të këtij sistemi, si me kontrollin e tij si dhe me menaxhimin e barnave brenda këtij sistemi
  • industritë farmaceutike

Ky realitet i sotëm zhvillimi, u parapri dhe u ngrit mbi atë që breza të mëhershëm të farmacistëve shqipëtar ngritën. Këta breza të cilët hodhën themelet e institucioneve të para akademike shqiptare, hodhën themelet e institucioneve të para profesionale administrative, hodhën themelet e industrive farmaceutike dhe krijuan sistemin shpërndarës së barit nga importuesi apo  prodhuesi e deri te pacienti, si dhe e vunë ate në shërbim të qytetarit, pacientit shqiptar. Ata vunë në shërbim të tij jo vetëm barin, por edhe pjesën më humane të tyre, atë të shërbimit me përulësi dhe devotshmëri karshi pacientit.

Në çdo kohë, figura e farmacistit ka qënë e karakterizuar si profesionist i misionizuar, por që mbetet gjithmonë një student i përjetshëm. Shërbimi farmaceutik, është ndër të paktët shërbime që njeriun e shoqëron që nga momenti i ardhjes në jetë e deri në momentin kur qënia e tij shkëputet nga jeta. Nëse do të pyesim njerëz të ndryshëm, se cfarë tipari do të vinim në dukje për farmacistin si profesionist e më pas këto opinione do ti gruponim, do të dilnim në një bashkësi konkluzionesh si:

Farmacisti është:

Një dëgjues i mirë për pacientin

Një këshillues i mirë për të

Një orientues drejt zgjidhjes së problemeve shëndetësore por edhe zgjedhës për trajtimin e tyre

Garanci për ruajtjen e shëndetit

Burim informacioni për pacientin

Profesionist që gjithmonë ka një përgjigje për pyetjen e pacientëve.

Mundësues i një të jetuari shëndetshëm për ta

Nisur nga sa përmendëm më lartë, me sigurinë maksimale shprehemi se farmacisti, është shoqërues i domosdoshëm në rrugëtimin e shëndetshëm jetësor Ky është një konkluzion I cili farmacistin e vlerëson në kuptimin e përgjithshëm, pasi fushat ku operon farmacisti janë të ndryshme, përfitimet e cdo fushe, po prapë janë të ndryshme, ndërsa grumbullimi dhe më pas sinkronizimi I marrëdhënieve me fushën tjetër brenda sektorit farmaceutik, na jep rezultatin e pritshëm, në funksion të jetës së qytetarit, qoftë ai pacient, qoftë ai i shëndetshëm.

Ky qytetar, marrëdhënien me farmacistin e ka të prekshme, e ka të konkretizuar në shërbimin farmaceutik të rrjetit të hapur, i cili veç faktit që është një dëgjues i mirë për pacientin është dhe një garanci për të jetuarit shëndetshëm; është dhe burim informacioni si për kurimin e sëmundjeve nëpërmjet përdorimit të saktë të barnave, si për ruajtjen e standarteve të një jete të shëndetshme; frenues për përdorimin pa kriter jo vetëm të barnave, por dhe të suplementeve; mirëmenaxhues i situatave të urgjencës që paraqiten në farmaci; orientues e këshillues për pacientin kur ka nevojë për të marrë një shërbim shëndetësor farmaceutik dhe mjekësor; promovues i të rejave farmaceutike; bashkëpromovues i fushatave të ndryshme shëndetësore në sistemin shëndetësor; barriera e vetme që kalon bari, para përdorimit të tij nga pacienti; dhënës i sigurt i barit, por dhe refuzues  në dhënien e tij; profesionist i zhveshur nga paragjykime që lidhen me:

  • Gjininë
  • Origjinën
  • Statusin shëndetësor
  • Besimin fetar
  • Nivelin shoqëror
  • Arsimimin
  • Mirëqenien ekonomike
  • Pozitën shoqërore dhe atë politike

Profesionist i domosdoshëm në rrugëtimin jetësor të njeriut, gjatë gjithë ciklit biologjik të jetës së tij.

Janë keto karakteristika, që profesioni i farmacistit të dyzohet mes profesionit e misionit, e farmacisti të vishet me mantelin e profesionistit të misionizuar.

Sikundër të gjitha shkencat evoluojnë, evoluimi përfshin dhe sektorin farmaceutik. Aktualisht në botë, eksperienca e shërbimit farmaceutik të rrjetit të hapur, kanë pësuar zhvillime dhe sot ky shërbim në rrjetin e hapur mundëson:

  • Shërbime të cilat ndikojnë në përdorimin e duhur të barnave
  • Shqyrtim i përdorimit të barnave
  • Menaxhimi i hipertensionit
  • Menaxhimi i astmës
  • Menaxhimi i diabetit
  • Komplianca e pacientit ndaj barnave
  • Shërbime të reja
  • Shërbime të cilat janë të fokusuara të produkti
  • Shpërndarja e barnave
  • Grumbullimi i barnave të skaduara
  • Shërbimi parësor dhe shërbimet shëndetësore publlike
  • Vaksinimi
  • Iniciativa të promovimit të shëndetit
  • Ndalimi i duhanpirjes
  • Teste të HIV-it
  • Shërbime të reduktimit të dëmtimeve
  • Këmbimi i shiringave
  • Zëvendësimi i opioideve
  • Shërbime të tjera të avancuara
  • Shërbimet në shtëpi
  • Përsëritja e recetave
  • Korrigjimi i terapive të pershkruara

Kujdesi farmaceutik, është domosdoshmëri për qytetarin dhe në rastin e hospitalizimit të tij. Eksperiencat botërore, të këtij shërbimi njohin si atribut te farmacistit spitalor dhe këto efekte:

  • Ndikimi në përshkrime dhe prokurorime
  • Komitetet terapeutike farmaceutike
  • Marrja e vendimeve terapeutike multidisiplinare
  • Përgatitja dhe shpërndarja e barnave
  • Përgatitja e barnave citotoksike
  • Përgatitja e barnave sterile, jo sterile dhe përzierjeve ushqyese
  • Dhënia e barnave për pacientët që dehospitalizohen
  • Vlerësimi i recetave
  • Monitorimi i përdorimit të barnave
  • Testet klinike
  • Menaxhim, i barnave që kanë tepruar
  • Antibiotikorezistenca
  • Ndihma ndaj departamenteve të urgjencës
  • Shërbime dhe aktivitete të tjera
  • Testet farmakogjenomike
  • Menaxhimi i historikut terapeutik
  • Monitorimi i përdorimit të barnave
  • Monitorimi i farmakokinetikës
  • Raportimi i barnave jo cilësore (farmakovigjilenca)

Po ti referohemi realitetit shqipetar, duke u bazuar ne kapacitetet profesionale të farmaceutikës shqiptare shprehem me bindje se dhe për farmacistin shqiptar për shërbimin që ai ofron ka ardhur momenti për të bërë një ripërmasim të funksioneve të tij, gjithmonë paraprirë nga ligji dhe rregulloret. Kjo gjë jo vetëm që do të cojë figurën e farmacistit dhe të shërbimit të ecin me hapat e kohës, jo vetëm do sinkronizojë zhvillimin e sistemit farmaceutik me atë të shkencave të tjera mjekësore, por do të plotësojë më mire koncektin bazë që ka sistemi shëndetësor në tërësi që është pacienti në qendër dhe gjithcka për pacientin.

Realizimi nga ana jonë e figures së profesionistit të jep kënaqësi njerëzore, ndërsa vënia në shërbim e jetës së njeriut e të tëra kapaciteteve tona profesionale, të jep ndjesi që vec një profesionist i shëndetësisë mund ti perceptojë.

Të nderuar kolegë farmacistë dhe pjesëmarrës,

Jeta në komunitet, simbolikën e datave e përdor për të veçuar, identifikuar, vlerësuar gjëra të rëndësishme. Në komunitetin tonë, të dashur kolegë farmacistë, I shtrirë ky jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin, pavarësisht datës së ndryshme që kanë diplomat tona, pavarësisht numrit të ndryshëm të eksperiencave profesionale që ne kemi, pavarësisht fushave të ndryshme brenda sistemit farmaceutik ku ne kemi zgjedhur të jemi pjesë dhe të ofrojmë e aplikojmë dijet tona, të tërë ne, kemi një ditë dhe datë të vetme, që na përfaqëson në profesionin tonë të misionizuar, profesionin e farmacistit.

25 Shtatori është dita ndërkombëtare e farmacistëve, ndaj e uroj këtë datë për të tërë ju të nderuar kolegët e mi, me besimin maksimal se ju e përfaqësoni atë çdo ditë të vitit si profesionist misionar.

Gëzuar!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu