Urgjenca e QSUT/2 herë më shumë pacientë se vitin e shkuar, vetëm 15 shtretër

Mjeku i urgjencës, Tritan Kalo, ka dalë para medieve për të shprehur shqetësimin lidhur me fluksin në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kalo ka thënë se fluksi është dy herë më shumë sesa vitin e shkuar, dhe se pacientët nuk duhet të drejtohen direkt e në urgjencë, por të informohen për të shmangur radhët.

Sipas tij një pjesë e pacientëve, të cilët nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë në QSUT, mund t’i drejtohen qendrave spitalore pranë qendrës së banimit.

Urgjenca ka 15 shtretër, çka bën që të mos u japim dot ndihmë të gjithëve në një kohë. Fluksi krijon incidente. Të merren masa. Një fluks i tillë është i i papërballueshëm në spitalet tona, i cili është dy herë më i lartë se vitin e kaluar. Krijoni mundësi atyre që vërtetë kanë nevojë për të ardhur.Vijnë pacientë në QSUT me dy orë temperaturë. Një pjesë duhet ti drejtohen qendrave spitalore pranë qendrave të banimit”, u shpreh mjeku Tritan Kalo./ Dosja.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu