Urgjenca pediatrike, dyfishohet numri. Shkak uji?!

Prej një jave numri i urgjencave të paraqitura në pediatrinë e QSUT është mbi 400-450, dyfishi i shifrës së fluksit normal të sezonit.

Shqetësim për mjekët është numri tepër i lartë i patologjive gastrointestinale me simptoma, si: prerje të forta të barkut, diarre të shpeshta shoqëruar me të vjellja dhe temperaturë të lartë. Të njëjtat burime pohojnë se ka pasur edhe forma më të rënda të sëmundjes me hemorragji në jashtëqitje.

Sipas të dhënave, shumica e fëmijëve me gastrointerite vijnë nga lagjet periferike, si Shkoza, Bregu i Lumit, Paskuqani, Astiri, Sauku etj.

Edhe në urgjencën e infektivit për adultë në QSUT, ku numri i urgjencave llogaritet dyfishë më i lartë se normalja. Mjekët pohojnë se numri i urgjencave në 24 orë ka arritur në mbi 250 raste nga 150 që është mesatarja stinore. Përballë një situate të tillë vetë mjekët kanë dalë në media për të sensibilizuar qytetarët që të mos dynden pranë QSUT-së pasi situata është e papërballueshme.

Duhet theksuar se dyfishimi i urgjencave dhe shtimi i rasteve me gastrointerite ka nisur thuajse në të njëjtën ditë në të dy urgjencat, afër 1 javë më parë.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar hapjen e parakohshme të qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike, konkretisht: Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut. Por qytetarët vijojnë të drejtohen në QSUT.

Gjithashtu Ministria ka ngritur një grup pune për të gjetur shkaktarët  kësaj gjendje. Dhe dyshimet paraprake, sipas burimeve të “Pro Pacientit” janë që kjo situatë vjen nga uji.

Mjekët e ISHP-së kanë marrë një numër të madh mostrash për t’i analizuar në laboratorët e saj.

Deri më tani asnjë institucion shëndetësor nuk ka shprehur zyrtarisht se cili është burimi i infeksionit gastrointestinal që po kthehet në një epidemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu