Video / Ashensori jashtë funksionit, pacienti torturohet shkallëve me karrocë

Jemi tek pavioni i Neurologjisë në QSUT. Pacienti detyrohet t’i zbresë shkallët me ndihmën e disa njerëzve të tjerë (shumica u gjendën krejt rastësisht pranë tij), duke qenë se nuk funksionon ashensori i spitalit. Pavarësisht se në këtë pavion janë bërë më shumë financime nga Ministria e Shëndetësisë, as ai nuk ka mundur t’i shpëtojë fenomenit “të daljes jashtë funksionit të ashensorit”.

Një lexues ka denoncuar me video tek portali “Jeta osh qef” :

“Përshëndetje joq! Po ju postoj një video te spitali nr. 5 në Tiranë. Jo për të ilustruar shëndetësinë falas, por për të treguar sa solidarë jemi ne shqiptarët me njëri-tjetrin.
Nuk u rregullua njëherë ashensori i shkretë kaq vite, por të paktën kemi njëri-tjetrin”.

Prishja e ashensorit në spitale duket si një problem teknik më pak i rëndësishëm krahasuar me problemet e shumta që mbart sektori i shëndetësisë në Shqipëri, por në fakt është shumë shqetësues për pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët detyrohen t’i mbajnë në krah për t’i ngjitur dhe zbritur shkallëve të spitalit, apo në rastin më të keq, ashensori prishet duke i lënë brenda.

Vetëm para disa muajsh ‘Pro Pacientit’ denoncoi një rast ku prishja e ashensorit ishte bërë shkak që pacienti i dializës të përfundojë me thyerje të gjymtyrëve (lexo këtu).

Video është postuar në faqen në Facebook ‘Jeta osh qef’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu