Video/ Zjarr në një kompani mbetjesh riciklimi spitalore në Arbanë

Një zjarr ka përfshirë një kompani riciklimi të mbetjeve spitalore në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Ngjara mësohet të ketë ndodhur në fshatin Arbane në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nën kontroll flakët pas 2 orësh.

Magazina ka qenë me mbetje riciklimi spitalore dhe dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Sipas Lapsi.al, magazina e shkrumbuar është në pronësi të Bert Çokut. Nga zjarri pati dëme të shumta materiale por asnjë të lënduar. Ndërkohë ekspertët po punojne për identifikimin e shkakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu